Si ta ndajmë muzikën në rryma dhe nën-rryma. Një mënyrë praktike për të identifikuar pozicionin tonë në lidhje me të.
Menyra më e thjeshtë është ta ndajmë muzikën në dy pjesë:
Muzikë të kulturuar dhe
Muzikë profane.
– Muzika e kulturuar (muzikë kulti) perfshin krijimtarin e autorëve të shkolluar të cilët e shkruajn muzikën e tyre me detaje përmbi pentagram… duke filluar tek tema muzikore për të arritur tek format komplekse sinfonike.
– Muzika profane (pro = para / fanum = tempull) pra: Muzika jashta ambjenteve të kulturës, perfshin gjithë muzikën popullore të pa shkruar (apo të transkriptuar sot, mbas shumë kohësh) e cila trazmetohet me vesh ose gojarisht nga amatorët e muzikës.
Muzika e kulturuar ndahet në dy nëngrupe:
-Muzikë e kulturuar e tradites europiane dhe
-Muzikë Jazz
-Muzika e kulturuar e tradites europiane është një kombinim i disa shkollave:
– Italiane
– Gjermane
– Franko/Fiaminge
– Ruse
Kjo muzikë nis fillimisht në ambjentet kishtare dhe aty dikund nga shekulli 17 del më vete e çliruar nga Feja përmes shkollave muzikore laike të drejtuar nga kompozitorë të ndryshëm me emër…
Në muzikën e kulturuar perfshihet gjithë muzika e shkruar në partiturë, duke përfshirë këtu arranxhimet, orkestrimet për instrumente të ndryshëm, Këngët, Koralet, Muzikë Filmi, Sonatat, Sinfonitë, Baletet etj. Gjithashtu po në këtë hapsirë futen dhe një numër i madh krijimesh muzikore të shkruara në forma të ndryshme nga ajo prendimorja e që i përkasin kulturave tjera si ajo Kineze, Persiane, Indù. Pra, kjo është muzika e pallateve të klasave dominuese, larg kulturës masive të popullit…
-Muzika Jazz rezulton një përzierje muzikore mes muzikës së kulturuar europiane dhe asaj tradicionale të riteve afrikane. Simbas mënyrave të këtij lloj kombinimi, krijohen dy blloqe bazike të muzikës Jazz:
Jazz USA dhe
Latin Jazz.
-Jazz-i, ndertohet mbi një teori “kriptike” (një formë sekreti për muzikanta improvizatorë si kundër-tendencë me muzikën e të bardhëve) e bazuar mbi rregullta të komplikuara ritmike dhe harmonike të posaçme. Kjo teknikë konsolidohet gradualisht ndër vite duke u sofistikuar vazhdimisht e më shumë deri në ekstrem.
Muzika profane ndahet në: Muzikë popullore (Pop) dhe Muzikë folklorike (etnike).
– Muzika Pop përfshin të gjitha zhanret e ndryshme të cilat janë ba të njohura për një treg botëror unik konsumatorësh … Bëhet fjalë për zhanre që i afrohen një tregu të përbashkët dhe që kanë lidhje kryesisht me; (Rock, Funk, Dance, Punk, etj) kjo e bën këtë kategori shumë të gjerë, variabël dhe pa stabilitet pasi brënda muzikës Pop mund të gjejmë muzikë të krijuar nga autorë të kulturuar (të shkolluar), gjithashtu mund të gjejmë dhe muzikë etnike të përpunuar/arranzhuar sipas shijes publike dhe hulumtimit të tregut, (siç është rasti i Operave Rock, Rock-ut sinfonik, etj) gjithashtu tek muzika Pop gjejmë edhe shumicën e këngëve të kantautorëve nga ato të stilit të kantilenës tipike italiane deri tek këngët latino/amerikane të shoqëruar nga seksione ritmike me ritme me prejardhje nga Afrika.
– Muzika folklorike përfshin zhanre të tilla si këngët popullore si dhe mjaft tema muzikore me qëllim vallëzimi që i përkasin një etnije të caktuar, të transmetuara gojarisht, që rezultojnë të lidhura me zakonet lokale popullore si dasma, shyqyre (festa popullore) tradicionale. Këtu kemi të bëjmë me folklorin e çdo etnie ekzistuese përmbi glob. Tendencialisht, folklorin e lëvrojnë diletantat, por në një shkallë më lart: amatorët e muzikës.
– Muzika e botës (World music) është një sforcim (si një thyerje me dashje) e konceptit të muzikës folklorike etnike e cila tenton të përfshijnë brënda saj gjithë folklorin botëror që qëndron jashtë kornizave të muzikës Klasike dhe të asaj Pop prendimore… (i kujtoj lexuesit që vetë muzika Pop prendimore rezulton si perzierje kukturash Afro/Euro). Tendencialisht, (Word music) është e bërë kryesisht nga muzikanta amatorë. Në të vërtetë, me këtë lloj muzike sot identifikohet gjithë ai lloj “kendimi Popullor” që nuk i përket kulturës prendimore. Prandaj ky etiketim anglez, tenton të identifikojë gjithë atë muzikë komerciale me karakter Pop, që vjen nga vendet joperëndimore, duke përfshirë një pjesë të madhe të muzikës tradicionale, ndërkulturore dhe tradicionale lindore (fut këtu Ballkanin dhe lindjen e mesme). Konkretisht bëhet fjalë për një “Rrumpallë tingëllimesh metiçe”,herë interesante dhe herë banale, gjithsesi në të shumtën på ndonjë qëllim artistik apo synim stilistik të veçantë.
Nga e gjithë kjo panoramë muzikore, rrjedhin rryma nga më të ndryshmet të cilat pershkojnë botën muzikore në të gjitha drejtimet.
Morali i kësaj gjëje:
Muzikë “Puro” nuk ka.
Kush rrehet të shpalli me të madhe kushedi se çfarë vlerash “autoktone” muzikore, kot e ka, mbasi tendencialisht gjuha muzikore duke kenë gjithëpërfshirëse (për të gjithë), jep e merr brënda saj, si rrjedhojë muzika përzihet mirë e mirë si Supa e shtrigës në kazanin e historis.
Për mendimin tim, kodifikimi i muzikës folklorike në lidhje me historin e një populli, ngelet një detyrë për t’u ba njesoj si ajo e arkeologut, i cili tenton të lexojë historin e një populli përmes gërmimeve arkeologjike. Por, se po ka ma shumë vlerë kjo gjë në lidhje me kontributin personal përgjatë procesit kompozitiv… Kjo është një gja på lidhje. Gjithsecili kompozitor shkruan çfarë t’i dojë “tajarja”. Jemi të lirë të shkruajm muzikë simbas kohës që jetojmë e jo simbas kanuneve të arkeologjis muzikore… Tjetër hesap pastaj se sa i kulturuar apo profan je përgjatë procesit të dëgjimit muzikor… apo në kompozim. Kjo varet nga shkolla, studimi dhe praktika muzikore e seicilit prej nesh.
Pafshim