Shtatë thënie interesante nga Steven Paul Jobs: njeri vizionar me sens estetik prej artisti me fantazi të madhe… ideator, themelues dhe drejtues i Apple Computer.
—
– “Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur, edukojini të jenë të lumtur. Kështu, kur të rriten, do kuptojnë vleren e gjërave dhe jo vetëm çmimin.”
– “Konsideroni ushqimin që konsumoni sikur të jetë shëruesi juaj, përndryshe do përfundoni duke ngënë ilaçe në vënd të ushqimit.”
– “Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos e lini veten të bllokoheni nga dogmat – të cilat ju bëjnë të jetoni sipas mendimeve të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë të mbysi zërin tuaj të brendshëm. Dhe, më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Në një farë mënyre ata e dinë se çfarë vërtet dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.”
– “Të jesh njeriu më i pasur në varreza nuk më intereson. Të shkosh në shtrat natën duke e ditur se ke bërë diçka të mrekullueshme – kjo është ajo që më intereson.”
– “Ata që ju duan me të vërtetë, nuk do t’ju braktisin kurrë, edhe sikur të kenë 100 motive për t’ju lënë, do ta gjejnë një motiv për të rezistuar.”
– “Po deshët të ikni shpejt, ecni të vetmuar, por po deshët të shkoni larg, ecni së bashku me të tjerë.”
– “Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë nuk duan të vdesin për të arritur atje! Megjithatë, vdekja është destinacioni që ne të gjithë bashkëndajmë. Askush nuk i ka shpëtuar ndonjëherë asaj. Dhe është pikërisjt kështu siç duhet të jetë, sepse Vdekja është sipas të gjitha gjasave rrjedhoja e vetë Jetës. Është fenomeni ndryshues i Jetës që Fshin të vjetrën për t’i lënë vend të resë.”