Pavetëdija (inkoshienca), emocionet shqetësuese, sjellja irracionale dhe pasojat “karmike” nuk kan as fillim e as fund…
Secili prej nesh ka një historik në azhornim të vazhdueshëm në mendjen e vet. Është një kusht permanent mendor pa fillim dhe pa fund! Pa fillim, mbasi asnjeri nga ne nuk është në gjëndje të ushtrojë në mënyrë racionale kontroll mbi inkonshin, dhe pa fund, gjithmonë për të njëjtën arsye. Që nga momenti i ardhjes në jetë, vijueshmëria jonë mendore ka qenë gjithashtu e përzier me pavetëdije, plot konfuzion. Kjo gjëndje: KARMA i referohet kryesisht pavetëdijes përgjatë procesit shkak-pasojë të sjelljes tonë. Pra, për pjesën më të madhe të njerëzve, ata nuk janë të vetëdijshëm për faktin se pakënaqësia e tyre vjen nga sjellja shkatërruese dhe lumturia nga sjellja konstruktive.
Kjo “gjëndje e rromujëshme” është ajo që Buddizmi e quan: KARMA.
KARMA, GJITHASHTU na tregon për INJORANCËN tonë themelore kundrejt realitetit: Shumica nuk është e vetëdijshme dhe nuk interesohet për qështje të tipit se:
si ekzistojmë; përse jetojmë së bashku me të gjithë të tjerët – apo të tjera pyetje inteligjente rreth gjithçkaje tjetër që ekziston. Kjo është një gjendje (konditë) normale e njerëzimit e bazuar në pavetëdijen tonë. Pikërisht përmes kësaj gjëndjeje, ne zhvillojmë emocione dhe qëndrime problematike prej së cilave më pas reagojmë duke vepruar shpesh në mënyra kompulsive, shkatërruese dhe më rrallë duke vepruar në mënyrë konstruktive… (pasi të veprosh pozitivisht lypet dije dhe ndërgjegjësim i lartë). Gjithsesi, në të dyja rastet vërehet një doze e dukëshme konfuzioni! Kjo gjë, lë pasoja në vazhdimësinë tonë mendore: (karma të ndjek pas)… thuhet… pra: (Ç’të mbjellësh do korrësh). Në këtë lëmë (simbas Buddizmit) përfshihen tendencat karmike dhe forcat karmike pozitive dhe negative të cilat e ndjekin individin gjatë jetës. Kështu, vazhdimësia jonë mendore dhe e të gjithë të tjerëve është e përzier me pavetëdije, emocione shqetësuese dhe pasoja karmike, që nga koha e pakujtuar.. .
– – –
Prirjet dhe potencialet karmike, ndonëse kanë një influencë fizike (që i përgjigjen disa kërkesave tona fizike), ato janë fenomene psicike dhe shpesh herë ne as që jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Për Buddizmin, ato thjesht shënohen në një moment të caktuar të jetës (në memorie) në vazhdimësinë tonë mendore. Për shembull: nëse pimë duhan sot, dhe e kemi pirë dje, pardje dhe shumë ditë më parë, për t’i dhënë justifikim këtij vesi, ne themi se “ma do trupi”!!! Pra, pavarësisht se duhani të bën keq fizikisht, procesi psicik bëhet bllokues i koshiencës racionale e cila pavarësisht se e njeh të keqen, nuk arrin ta mposhti atë! Gjithsesi fiton mos-vetëdija (inkonshi). Si puna e duhanit, secili nga ne mund të gjejë shembuj të tjerë problemesh të pazgjidhura në jetën e vet.
Siç è shihni, ky shëmbull ilustron një historik të një diçkaje të shtrirë në kohë si një sekuencë ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën dhe përngjajnë (persa i përket dinamikave, rrethanave… .)
Pavetëdija jonë, emocionet tona dhe qëndrimet tona irrazionale (shqetësuese) kanë gjithashtu tendenca të ushqejnë vazhdimësinë e këtyre dinamikave. Në fund të fundit, ashtu siç nuk pimë duhan çdo minutë të ditës sonë, nuk jemi as të zemëruar çdo minutë… ose e kundërta. Por ka një vazhdimësi, dhe kjo shpjegohet me tendencat. Është përmes tendencave të përcaktuara në vazhdimësinë tonë mendore që pavetëdija jonë, emocionet shqetësuese dhe pasojat karmike barten përgjatë vazhdimësisë sonë mendore – dhe do të vazhdojnë të mbarten përgjatë gjithë jetës tonë, po nuk u munduam të bëjmë diçka për ta ndryshuar gjëndjen:
Karma …