Një histori Jazz në tekstin e një kënge: rreth viteve 40, moment deciziv për konsolidimin e rrymës Bebop në panoramen jazz. Ky moment korrespondon gjithashtu me përpunimin dhe organizimin e muzikës jazz me studime teorike origjinale të cilat më vonë do të kthehen në programe shkollore të muzikës jazz.
Kjo pjesë, fillimisht me titull: “A night in Tunisia” e Dizzy-t, është marrë si pikënisje për të treguar ketë histori, duke u transformuar më tej në: “And the melody still lingers on”, ku ky titull, lidhet me emrin e një disku të Dizzy-t: “The Melody Lingers On”.
Historia:
Shumë kohë më parë rreth viteve ’40
Dizzy* dhe Bird* na e dhanë këtë këngë
Ata e quajtën atë “një natë në Tunizi”
Dhe melodia vazhdon ende (sot)
Ishte (melodi) e re dhe shumë e çuditshme (behet fjalë për mënyrën e improvizimit në “Bebop style”)
Shpërtheu ndër sheshe menjëherë nga skena
Veçse pak (nga muzikantët) mundën të luanin së bashku
dhe Melodia vazhdon ende …
Max* dhe Miles* për të përmendur vetëm dy (prej tyre)
Së bashku ata provuan (ta loznin atë)
Muzika ishte e re dhe e fortë (e randë/vështirë)
Dhe melodia vazhdon ende …
Ata hapën rrugën ndër breza
Nga Coltrane* tek Stevie*
Askush nuk mund t’a ndalte frymen e re të ndryshimit
Pa to, ku do të ishim ne?
Duka* dhe Prez-i* ishin aty edhe më parë (para tjerëve)
Të shkuarën nuk mund ta injorosh
Pishtari është ndezur, ne do të mbajmë flakën ndezë
Dhe melodia mbetet po e njëjtë
—
Dizzy = John Birks Gillespie, Trumpet, composer (night in tunisia)
Bird = Charlie Cristian Parker, Sax, composer
Max Roach, Drummer
Miles Davis, Trumpet, composer
Trane = John Coltrane, Sax ten, composer
Stevie Wonder, Singer & composer
Duke = Edward Kennedy Ellington, Pianist & Composer
Prez = Lester Young, Tenor sax & composer
—
-Kendon Chaka Khan
-në Saks dhe Trombe: vëllezërit Brecker
-në Bas elektrik: Anthony Jackson
-arranxhator: Arif Màrdin