Ka muzikantë dhe muzikantë!
… kan kaluar shumë vite nga studimet e mia të fillimit prej së cilave më ka ngelë ndër mend kjo frazë (kur studjonim muzikë në shkollën e muzikës):
“Mos i bjer me vesh, bjeri me nota”, me vesh i bien diletantët (analfabetët muzikorë).
… kështu, mësuam të lexonim mbi partiturë simbolet muzikore.
Përveç studimit në instrument, disa prej nesh mësuan jo vetëem të lexonin notat, por edhe ti kombinonimn harmonikisht ato përmes kontrapunktit, shkrimit harmonik koral etj
Me kalimin e kohës, secili nga ne u specializua: dikush në violinë, tjerë në ndonjë vegël fryme, pianoforte etj … dhe vazhduam t’i binim muzikës me nota….
… pak nga ne, ato të cilët studjonin me zell të madh mbi instrument, zunë vënd nëper orkestra. Të tjerët që kishin “dellin e kompozicionit” u morën me të drejtë me krijimtari, ca të tjerë duke u ndërgjegjësuar për problemet e instrumentistave të cilët “vdisnin” duke studjuar me orë të tëra për të mbajtur veten në formë, preferuan të merren ose me dirixhim ose me anën krejtësisht teorike të muzikës, duke ndjekur degën e teoritikut, ndërsa mbetja tjetër e braktisi krejt zanatin e muzikantit.
Kur u punësuam, pjesa më e madhe e jona i binte me nota e jo me vesh, por kishte edhe prej atyre të cilët i binin si me nota gjithashtu me vesh!
Ky Miks loje e bën muzikantin të jetë mjaft elastik dhe të përshtatshëm për çdo situatë! … dmth, luan muzikë me nota kur ato janë të shkruara mbi partiturë dhe, luan muzikë me vesh duke përzier ndigjimin e momentit me eksperiencën personale muzikore të akumuluar ndër vite. … Disa nga këto muzikantë, më tej u rrëmbyen nga fluksi i muzikës Pop (popullore) vëndase apo edhe të huaj.
Kështu, aty nga fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90, pak me vesh e pak me nota, në një klimë lëmshi kulturor, linden grupet e para të muzikës Pop shqiptare. Një Listë efektive të grupeve Pop shqiptare nuk e kam dhe nuk besoj se keni interes ta dini, gjithsesi ju me siguri që i njihni emrat e disa prej grupeve më në za.
Tani: Pavarësisht pozicionit që një muzikant ka në grup, orkestër, shkollë apo tjetër istitucion, e rëndësishme është që ai të ushtrojë më së miri rolin që mbulon. Bie fjala: je instrumentist në një orkestër, mundohu të luash gjithnjë me profesionalizëm dhe korrektesë notat e tjetërkujt… je pjestar i një grupi Pop, mundohu të jesh instrumentist i përgatitur mirë në funksion të grupit (si solist dhe si shoqërues), në mënyrë të tillë që performanca yte të jetë gjithmonë e mirë. Je mësues muzike, mundohu t’i trazmetosh me përkushtim studentave të tu atë çka ti di rreth saj.
Mes muzikantëve, disa prej tyre, perveç zanatit të mirfilltë, merren gjithashtu me organizim spektaklesh dhe koncertesh të dimensioneve të konsiderueshme.
Sot, të ngresh dhe të mbash në këmbë një Grup, një Bandë, një Orkester Sinfonike, një Kor polifonik apo një aktivitet muzikor që sjell risi, po bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi institucionet të cilat duhet të kujdesen për art dhe kulturë, të gjëndura ndër klima surrogate interesash, shpesh herë “ja varin … artit dhe muzikës së mirfilltë” në favor të asaj komerciale (që shitet lehtë)! Vështirësitë janë të natyrës së ndryshme, duke filluar tek mënyrat e organizimit e deri tek shpërblimi i artistëve!
Në fakt, sot asistojmë në një tip polarizimi muzikantash mes atyre që janë të shkolluar muzikalisht dhe analfabetëve të muzikës, ndërkohë që mes këtyre dy poleve ekzistojnë turli muzikantash!
Duket e çuditëshme, por kjo është e vëerteta, dmth, kemi të bëjmë me një thes brënda së cilit përveç profesionistit të shkolluar dhe muzikantit rë formuar teorikisht dhe praktikisht futet brënda çdo lloj diletanti muzikor… mjafton që ky i fundit të jetë famoz (..).
Aktualisht, nga njëra anë kemi të bëjmë me muzikanta shumë të mirë prej së cilëve, vetëm një pjesë e vogël ka dukshmëri dhe famë, ndërkohë që shum të tjerë nuk shpërblehen ashtu siç duhet! Seriozisht, nuk e di se si ja bëjnë muzikantët solista, (ndoshta jetojnë akoma me prindër) sepse kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm, tepër të talentuar që bëjnë muzikë, duke marrë aq pak shperblim ose aspak. Kjo gjë është katastrofë.
Ndërkohë nga ana tjetër, asistojmë në fenomene muzikalisht pa vlera që propozohen nga kompanitë diskografike të muzikës Pop të cilat paguajnë shumë para për të marrë miliona klikime nga YouTube, TikTok dhe ato janë aq dominuese sa e kanë shpërfytyruar pothuajse krejt industrinë muzikore.
Tek ne, akoma nuk ka shtëpi diskografike dhe ndoshta nuk ka për të pasur kurrë… Si në shumicen e rasteve, dhe në industrinë muzikore jemi të vonuar dhe me probleme groteske, por gjithsesi, muzikanta kemi dhe ne.
Kështu pra, sido që të jesh, muzikant Pop (popullor) apo Klasik, mos harro që je një muzikant që jeton në shekullin XXI, të lejohet ndoshta të jesh i shkujdesur, më pak i vëmendshëm (mbasi kohën po ta thith FEISBUKU me INSTAGRAM etj) por është e pafalëshme që të kesh mungesa të theksuara në formimin tënd muzikor. Dhe aq më keq bëhet gjëja kur boshllëqet e tua kërkon t’i mbushësh me ngatrresa teknollogjike apo justifikime boshe. Kush ka veshë e di se për çfarë flas. Fenomene krijimtarije muzikore duke u bazuar vetem tek modelet që ofron informatika muzikore janë një tregues i varfëris tonë muzikore. Gjithashtu performancat e orkestrave dhe grupeve tona në ato raste kur këto tentojnë të dalin nga guacka e tingëllimeve tipike Pop apo Klasike, pa dijen e përshtatëshme. Këto përbëjnë një problem serioz i cili bëhet pengesë konkrete për zhvillim.
Prandaj muzikantët sot nuk duhet të hezitojnë të përballen me risitë e muzikës, e jo të mshehen mbas emrit të muzikës klasike duke etiketue muziken moderne si të rromujëshme, pa kenë të aftë me nda ato raste ku të rejat kanë dëshmue vlera unike si në rastin e muzikës jazz, etj.
Kjo sjellje me gjasa “popullorçe” … “se gjoja po na prishet tradita prej modernes” më ngjan me fabulen e Ezopit ku dhelpra e cila mbasi nuk arriti të këpusë vilet nga hardhia e lartë … ikën, duke thanë pak a shumë: ”nuk është i pjekun e duket fort i tharët”!