Jazzisti
Jon Guillaume – 2007
Ky është interpretimi i imazhit tipik të “Saksofonistit të mbështetur pas një shtylle ndriçimi”: ikonë klasike e jazz-istit në New Orleans. Kjo është një figurë kaq e njohur në këtë qytet, rreth së cilës mund të gjënden interpretime të shumta të bëra nga artistë të ndryshëm.
Në këtë telajo, artisti mundohet të kapi një moment ku Saksofonisti është duke improvizuar, ndërkohë që lëviz simbas muzikës që po krijon në një mënyrë të çuditshme e cila reflekton pikërisht pasazhet që ai po luan. Këndvështrimi nga poshtë-lart është ai i spektatorit i cili nga adhurimi për muzikën… e sheh muzikantin nga një kënd i tillë i cili favorizon zmadhimin e jazz-istit, si dhe paraqitjen e tasteve të pianos që qarkullojnë duke u gërshetuar, për të treguar muzikën e improvizuar e cila rrjedh mes ritmesh, shkallësh dhe arpezhesh të ndërlikuara që përzihen mes tyre…