“Ja çfarë duhet të bëjë bateristi: Të mbajë kohën. Nëse mund të bësh edhe diçka tjetër më shumë, do ishte mirë. Por gjithsesi koha është thelbësore dhe e padiskutueshme”
(Elvin Jones)
Ky është mësimi më i mirë për një baterist … Ky i fundit e vizaton kohën përmes pulsacioneve ritmike. Bateristi bashkë me basistin janë “NJË GJË” e vetme. Kjo vlen sidomos në muzikën POP, ROCK, FUSION, STANDARD JAZZ etj. Përmes këtyre dyve vizatohet telajoja e përgjithëshme muzikore… dhe kur kjo “gjë e vetme” (kjo telaio) prishet për ndonjë arsye të tipit:
– Nuk e di këtë ritem
– Nuk e njof këtë akord
– Nuk di me lexue notat
– (jo), po ky ritem nuk asht i yni, yti, atij… e lesh me qime kadaif…
Atëherë muzika PIRDHET, loja (interplay) nuk ekziston më dhe hopaaa… balerinit i merren kamët dhe bjen n’hund e n’buzë… patatrraaak
Në fakt kjo e ritmit nuk është vetëm detyrë e bateristit dhe basistit, por e seicilit prej muzikantave që luajn në grup. Çdo muzikant duhet të jetë i mirëstërvitur me qështjen e kohës, e jo njëri para e tjetri mbrapa…. apo: hajt se bateristi mban kohën dhe të tjerët i shkojnë mbrapa!!!
Gabim…. Çdo muzikant duhet ta ketë në kokë të vet pulsacionin ritmik të vëndosur në një kohë të caktuar. Të gjithë së bashku “numërojnë” me të njëjten shpejtësi. Kjo formë loje, garanton stabilitet ritmik për gjithë kohën e lojës në grup.
Një ndër mungesat në shkollat tona muzikore është pikërisht EDUKIMI RITMIK. Ky edukim duhet të fillojë që në moshë të vogël përmes lojërave argëtuese me perkusione të thjeshta, për të arritur më tej në shkollë tek format poliritmike dhe permutacionet metrike brënda batutës, apo brënda një periudhe kohore të dhënë.
Përndryshe nuk ka as Jazz, dheee : “Udite udite”, nuk ka as muzikë bashkohore… prandaj edhe shumica e muzikantave tanë ngelin tek Mozart-i si klasikë, apo kacavirren tek popullorja (që e kapin me vesh) duke braktisë çdo tentativë tjetër për të bërë diçka më shumë….
Për momentin, nuk kemi kurse të tilla për studentat… gjë kjo së cilës i ndjehet nevoja.
—
Në foto: Elvin Jones