I Remember My Dad …
… kjo pjesë nuk ka nevojë për komente të zakonëshme, kështu që mund t’ju them se:
Një prind i mirë është edhe mësues i mirë, mbasi në urtësinë e tij, gjenden udhëzimet e prindit, së bashku me ata të prindit të tij të cilat janë pasuar nga prindi në prind për të ardhur deri tek ti, në mënyrë të tillë që “Ti” ta kesh të mundur të kuptosh se kush je dhe se cili mund të jetë roli dhe vendi yt në shoqëri.
… e thënë më troç: nuk mjafton të bësh fëmij për t’u quajtur prind, po ashtu siç nuk mund të jesh një pianist mbasi “paske dikund” një pianoforte në shtëpi. … kjo e fundit ka vlerë universale. Prandaj: “Unë e kujtoj babushin tim” … .. .