“CUFI” dhe produksioni muzikor
(Profesionet e ndryshme të prodhimit muzikor)
– – – – –
Muzika është Arti më i bukur në botë. Për prodhimin e saj, impenjohen mjaft persona të cilët në opinioni publik, shpesh herë kalojnë pa u vënë re! Për t’u njohur më mirë me to, kam vendosur të shkruaj këtë shkrim.
– – – – –
Muzika është Arti më i bukur në botë. Për prodhimin e saj, impenjohen mjaft persona të cilët në opinioni publik, shpesh herë kalojnë pa u vënë re! Për t’u njohur më mirë me to, kam vendosur të shkruaj këtë shkrim.
Po ja filloj me Kompozitorin. … kush është në të vërtetë ky tipi?
– A mos është ai zotëria që jep mësim Klarinetë dhe që në mënyrë okazionale shkruan këngë?
– A mos ndoshta është i tillë dhe ai që bën një melodi me fyell … apo jo … ?
– Ah, mos ndoshta është ai që shkruan një Sinfoni apo Balet?
Këtu kemi të bëjmë me një figurë mjaft enigmatike për publikun, ku ky i fundit ndjehet mjaft konfuz kur bie fjala për Kompozitorin!!!
Fillimisht le të shohim se nga vjen ky titull:
Termi “Comporre” na sugjeron që kemi të bëjmë me një proces përgjatë së cilit kombinohen gjëra mes tyre, p.sh: Kompozim me tulla / kompozim me letra me ngjyra / kompozim me metal … etj pra, kompozimi është një proces krijues ku “kompozitori” merret me kombinimin e një ose më shumë materialeve për të krijue diçka të re.
Muzikalisht, kompozitori merret me kombinimin e notave, por jo vetëm! Kompozitori merret edhe me kombinimin e timbreve të ndryshme, biles ka edhe më shumë! Kompozitori merret edhe me kombinimet ritmike, me krijimin e kontralinjave, Orkestracionin dhe trajtimin dinamik të orkestrës. Ky është kompozitori. Po atëherë, ai i melodisë së thjeshtë çfarë i bie të jetë? Për ta kuptuar sa më thjeshtë këtë gjë, mund të bëjmë një paralelizëm mes Muzikës dhe Arkitekturës. Në Arkitekturë, titulli “Arkitekt” [(Archi-Tech-ton) = superiore + teknikë apo fabrinkim] i jepet atij profesionisti që di të krijojë projekte të rëndësishme ndërtimesh si: Kështjella, Ura, Porte, apo komplekse të mëdha industriale, qytete etj. Muzikalisht, i bie që “Arkitekti i muzikës” të jetë një “Kompozitor” që di të krijojë (dhe që krijon) vepra madhore si Balete, Sinfoni, vepra për solistë dhe orkestër etj.
Në një kategori Bazike të krijimtaris, futet edhe kënga. Në këtë rast duhet patur kujdes, mbasi këngë mund të shkruaj si Kompozitori gjithashtu dhe Amatori.
Është pak a shumë si me thënë se: një projekt shtëpie e bën si Arkitekti, gjithashtu edhe Cufi: “shoku i burgut i Cinit”, i cili ka do pare t’mshehuna dikund, e që mezi po pret që me u lirue, … për me ndertu nji “jerevì” tek toka që ka … marrë … “pa leje”!!! Për këtë “Jerevì” lipsen ca themele, kater mure dhe nji tarracë e shtruar me beton … Në fakt, gjërat mund të jenë edhe ndryshe! …dmth: Cufi, sikur përgjatë jetës të ketë marrë ndonji studim p.sh, si Gjeometer, At’herë në vënd të “Jerevisë” mund të planifikonte me ba një Vilë të vogël!!! Gjithsesi, ne nuk i dimë qëllimet e Cufit, por tashma e dimë se në ç’mënyrë mund të krahasohet Kompozitori me Arkitektin.
Pra, mund të themi që: Kompozitori shkruan Sinfoni, Balete, Këngë etj, njësoj sikur Arkitekti krijon Ura, Porte, Vila, Qytete etj
… ndërsa Cufi, maksimumi që mund të ndërtojë, është “Jerevija” me kater mure …
Simbas kësaj logjike, i bie që Cufi të jetë një murator i thjeshtë me pak nocione bazike të një Gjeometeri të rëndomtë.
Morali i përrallës është se:
Kush shkruan këngë, është si një murator i mirë, i cili ndërton mure por kurrën e kurrës nuk projekton Pallate, Ura etj. Kjo ndodh sepse “Cufit” i mungon: matematika dhe teknikat e sofistikuara të ndërtimit, (muzikalisht i takon me kenë: Harmonia; Kontrapunkti; Orkestracioni …).
Tani le të vazhdojmë më tej …
Kompozitori (Arkitekt), nuk mund të shkruajë muzikë vetëm për veten e tij, përveçse duke tradhtuar bashkëpërgjegjësinë e tij ndaj botës! Shkurt: muzika e krijuar vetëm për vete, nuk i duhet gja askujt. Gjithashtu, nga ana tjetër ai nuk mund të mendojë të shkruajë muzikë vetëm për masat, sepse kjo do të nënkuptonte marketingun e produktit të tij dhe kjo gjë do të dekretonte “vdekjen artistike”! Tjetër hesap ka “Cufi” i cili nuk e rruan (B****n) për opinionin e komshisë apo të mahallës. Përkundrazi: Ai gjithësesi krenohet me punën e tij (pavarësisht nga cilësia e punës). … Pavarësisht se apartamenti nuk ka vrima për oxhak … Cufi të thot: nxehu me korent!!! … pavarësisht se shtëpia nuk është e izoluar siç duhet … Cufi thot: se ajëroset më mirë!!! … pavarësisht se nuk ka priza, linjat vëndosen edhe me tuba bergman përjashta se (thotë Cufi) kushton ma pak!!! Kjo sjellje, nuk e shqetëson aspak “kompozitorin (Cuf Muratori)” i cili pikërisht krijon këngë me shumicë pa pyet për standarde kompozicioni apo tjetër. Mjafton që Cufit ți dali emri sa më shumë nëpër rrjete publiciteti dhe të shesi sa më shumë që të jetë e mundur. Këtu në këtë mes ka një (gap) një problem të cilin publiku i gjërë nuk di se si ta trajtojë. … dmth: Cufi shkruan muzikë, ndërkohë që askush nuk denjohet të kontrollojë budallallëqet e tija! Përkundrazi: sa më të trasha të jenë tekstet e këngëve dhe sa më banale të jetë muzika, aq më shitje ka kjo lloj muzike, mbasi nuk ka nevojë për tru, dije apo kulturë për ta deshifruar.
Kështu që, ndërsa nga njëra anë, Kompozitori/Arkitekt mundohet të shkruajë për ata që zotërojnë “sekretin e leximit mes rreshtave” dhe që dinë të reflektojnë për atë që kanë lexuar, edhe shumë kohë mbasi kan përfunduar së lexuari librin e përzgjedhur, Cufi shkruan “Muzikë Muti”.
Natyrisht që të shkruash vepra të mëdha duhet të dish si të bësh atë, dhe për ta bërë mirë, (përveq talentit të natyrshëm), të duhet edhe shumë studim dhe punë. Si një mjeshtër (zanatli), duhet të përkulesh para tingujve, ritmeve dhe frazave (për ditë dhe netë me rallë … për muaj të tërë), .. Pëndryshe nuk do t’jesh kurrë i aftë të shkruash gjëra të mëdha. Për të përshkruar pastaj zemrën dhe shpirtin njerëzor, kjo është gjëja më e vështirë, mbasi duhet të studiosh me kujdes natyrën njerëzore, në mënyrë inteligjente dhe me vetëdijen e qartë që rezultatet do t’i shohësh me kalimin e kohës përmes shkrimit muzikor (muzikës që do shkruash). Është vetëm falë një përsosjeje të shkrimit muzikor që njeriu mund të hetojë qarkullimin e ideve muzikore. Kjo e fundit do të thotë që: Kompozitorë muzikalisht Analfabetë (të cilët nuk dijnë të shkruajnë muzikën e tyre) nuk ka, Njësoj siç nuk mund të ketë Arkitektë matematikisht analfabetë.
Prandaj “Cufa të dashur” (se janë pak si shumë) … e dini vetë se çka …
OK, besoj se për këtë pikë u sqaruam
Producenti i Muzikës
Në industrinë e muzikës, prodhuesi i disqeve është një profesionist, zakonisht është një muzikant, arranxhues apo edhe inxhinier tingulli që luan role të ndryshme gjatë prodhimit të një disku. Ky zotni, bën arranxhimet, mbikëqyr seancat e regjistrimit në studio dhe përgatit dhe udhëzon muzikantët. Ai gjithashtu mbikëqyr proceset e Miksimit dhe Masterizimit final.
Përveç këtij roli teknik, producenti i Muzikës, shpesh merr pjesë ne shkrimin dhe hartimin e këngëve (apo pjesëve muzikore) dhe bëhet pjestar i të drejtave të Autorit së bashku me/ose pa Artistin e ri që prodhon. Kjo gjë vlen kryesisht për industrinë e këngës.
Prodhuesi i Muzikës zakonisht paguhet me pagesë për çdo performancë individuale, ose me honorare nga të ardhurat e disqeve të shitura dhe gjithashtu, nëse është e nevojshme, me një pjesë të edicioneve muzikore (e drejta e autorit).
Në të kaluarën, producenti muzikor e kryente shpesh këtë rol të rëndësishëm në emër të kompanive diskografike ose me bashkëpunimin e tyre, duke menaxhuar buxhetet që ata vinin në dispozicion për projekte individuale. Kohët e fundit duke pasur parasysh mungesën e kompanive kryesore dhe ndryshimin rrënjësor të tregut, “produksioni” shpesh financon të gjitha ose një pjesë të projekteve që prodhon.
Kjo gjë ndodh jashtë gjithkund (në vëndet prenditore), ndërsa në vënd “Alb Autori” duket në një fazë kritike (si në reanimacion)!!! Ndërkohë pjesa më e madhe e producentave shqiptarë janë si “shoku i Cufit”: “Cini” … Cini asht … “djal’ ma i mir’ s’e ban nana” … ka veç nji problem: asht analfabet muzike!!!
Producenti artistik (Koordinatori)
Producenti artistik është profesionisti që ndjek dhe drejton të gjithë fazat e krijimit të një albumi apo të një vepre muzikore, kënge apo single radiofonike, duke u kujdesur për aspekte të ndryshme praktike.
Zakonisht ai vendos një linjë drejtuese që do të ndjekë së bashku me interpretuesin (artistin) dhe producentin e muzikës, për rrjedhojë merr përgjegjësi të ndjekë mbarëvajtjen për zgjedhjen e aranzhimeve, gjetjen instrumenteve të përdorura në pjesët e ndryshme, në lidhje me instrumentistët performues (në ato raste kur ka të tillë) dhe është vazhdimisht në kontakt me figura të tjera si p.sh. aranxhuesi apo programuesi.
Për më tepër, producenti artistik koordinon seancat e punës në studio dhe zakonisht zgjedh dhe furnizon muzikantët e nevojshëm për regjistrimet, ai është personi kontaktues për çdo lloj operacioni të nevojshëm për të përfunduar punën.
Producenti artistik mund të jetë një person i vetëm ose dhe një ekip pune i përbërë nga një grup njerëzish që i atashohen artistit kryesor.
Producenti paguhet mbi një bazë të vetme shfaqjeje ose nëpërmjet honorareve nga disqet e shitura, dhe ndonjëherë me transferimin e aksioneve në edicionet muzikore.
Dy figurat, producenti Muzikor dhe producenti artistik, mund të mishërohen nga një person i vetëm, duke pasur parasysh vështirësitë aktuale të sektorit dhe kufizimet ekonomike me të cilat artistët duhet të përshtaten sot.
Procesi dhe vëndi i fabrikimit muzikor, ndaj asaj që Cufi (kantautor) dhe Cini (producent artistik) kan vëndosur të bëjnë.
STUDJO E REGJISTRIMIT
Studio e regjistrimit është një ambient i izoluar si nga aspekti Audio, gjithastu dhe nga luhatjet termike. Këto ambiente, zakonisht preferohet të jenë nën tokë, ose në zona të izoluara, mundësisht jashta zhurmave të qytetit … Studjo është e ndarë në minimumi dy ambjente (Salla e regjistrimit dhe Regjia).
Brënda në studio tek salla e regjistrimit ka një seri gjërash interesante!
– Instrumente muzikore: Pianoforte Grand Coda – Tastiera të ndryshme – Kitarra – Base – Perkusione – Seksion Baterije etj.
– Seri mikrofonash: Mikrofona për instrumentet akustike – Mikrofona për zërin – Mikrofona për perkusionet… si dhe shumë kufje …
Nga ana e Regjisë kemi:
– Mikser me 8 / 16 / 24 / 32 e më shumë kanale (varet tek madhësia e studios).
– Computer multicore me shumë memorje RAM dhe H.Disqe të majmë.
– Kompiuteri përmban brënda software të dedikuar për muzikën:
Workstation – CUBASE ose LOGIC etj / Librari tingujsh me qindra GigaByte / Efekte audio si aplikacione sekondare (PLUG_INs) që punojnë brënda programeve (Workstations)
Gjithashtu ka dhe shumë gjëra tjera, aparatura, Bokse Audio, Amplifikatorë e më the të thashë … si dhe dhjetëra apo qindra metra me Kabllo Audio/Video dhe korrent…
Dikur, në studio, punonin tre përsona:
Inxhenieri teknik, Maestro i tingullit dhe nganjëherë dhe Arranxhatori.
– Inxhenieri teknik: (mjeshter teknik) merrej me kontrollin e paisjeve, montimin e tyre si dhe cilësinë e produksionit Audio të paisjeve.
– Maestro i tingullit: (mjeshtër tingulli) merrej me regjistrimin dhe me miksimin.
– Arranxhatori (muzikanti në studio) merrej me organizimin dhe drejtimin e muzikës para mikrofonave.
Sot, këto tre figura janë shkrirë në një. Kjo “shkrirje” nga njëra anë e ka lehtësuar procesin e produksionit, por nga ana tjetër i ka ngatërruar disa punë, … sidomos në lidhje me arranxhatorin.
Rrjedhimisht, studiot sot, ka gjasa të drejtohen nga përsona që për nga aspekti teknik kanë njohje të konsiderueshme, ndërkohë që çalojnë nga ana e përgatitjes muzikore. Gjithsesi, le të shohim konkretisht secilën figurë që punon në studio.
Arranzhuesi
Fillimisht, kur lindi figura e tij, Arranxhatori ishte muzikant-kompozitor që menaxhonte aspektin e organizimit instrumental dhe strukturor të një kompozimi të caktuar (që mund të përbëhet nga një temë e thjeshtë e shoqëruar nga një sekuencë akordesh ose nga një pjesë e pre-aranzhuar), në mënyrë të tillë që ajo të luhet sipas shkrimit mbi partiturë nga një Orkestër apo kompleks muzikor.
Gjithashtu, arranzhuesi i vërtetë, e drejton orkestrën vetë (po qe e nevojshme).
Procesi i aranzhimit në përgjithësi fillon me zgjedhjen e zhanrit muzikor në të cilin do të aranzhohet pjesa, dhe ndoshta me rishikimin e harmonive nëse sekuenca fillestare e akordeve nuk korrespondon me stilin muzikor të synuar, ose sepse rezulton banale (e varfër harmonikisht). Së fundi, arranzhuesi kujdeset për zgjedhjen e instrumenteve që do të përdoren për regjistrimin e pjesës apo pjesëve.
Arranzhuesi shpesh mund të jetë gjithashtu një producent diskografik ose producent artistik.
Tekniku Programator
Programuesi (ai që përdor Kompiuter-in) dikur, ishte një muzikant me njohje informatike që prodhonte muzikë ose tinguj të llojeve të ndryshme duke përdorur pajisje elektronike dhe programe për regjistrim dixhital. Aktualisht këto paisje janë të domosdoshme sepse 99% e regjistrimeve bëhen në mënyrë dixhitale me PC.
Programuesi është pra tekniku që menaxhon programet dhe aplikacionet e tij (Pro Tools, Logic, Cubase etj.), Ai punon ngushtë me inxhinierin e zërit, me aranzhuesin dhe me artistin.
Sigurisht, nëse mund ta bësh këtë punë vetë, kjo figurë profesionale mund të mos jetë e domosdoshme… kështu që sot, arrijmë tek disa situata paradoksale të tipit:
. . . produksioni po bëhet tek Filan – Fisteku!!! … dmth:
Filan – Fisteku = Kompozitor
Filan – Fisteku = Arranzhator
Filan – Fisteku = Teknik / programator
Filan – Fisteku = Inxhenier i zërit
Filan – Fisteku = Notist i partiturave
Wow wow wow … !?!?!
Por ta dini mirë se, përsonat që dinë t’i bëjnë mirë të gjitha këto procese, këtu në Shqipëri janë krejt të pakët. … Janë të pakët gjithandej nëpër botë. … jo më tek ne. (emrat e tyre … “trego shokët” … ).
Ndërkohë, falë progresit teknollogjik dhe inteligjencës artificiale, figura e teknikut programator është ngjitur si me zam “përgjithmonë e jetës” me figurën e arranxhatorit, ku në ca raste ka dhënë fryte të mira, ndërsa në shumicën dërmuese ka krijuar zhgarravina muzikore!!!. Sot kultura muzikore e arranzhuesit POP, ka rënë mjaft poshtë (tek niveli i Cufit dhe Cinit)! Mund të themi që shumica e arranzhatorëve POP, janë persona ndoshta me talent, por shpesh-herë ata janë analfabetë të muzikës…. Kjo gjë shkon në dëm të muzikës mbasi shum nga këta persona, duke mos patur njohuritë e duhura, operojnë si kasapë me muzikën, duke krijuar “monstra” që me kalimin e kohës kthehen në “modele estetike” të një kulture Plehër e cila ushqehet dhe propagandohet fuqishëm nga injoranca e Mediave.
Inxhinieri i Zërit (mjeshter teknik)
Inxhinieri i tingullit (inxhinieri i zërit) është profesionisti që në studion e regjistrimit përqendrohet më shumë në procesin e gjenerimit të vetë tingullit dhe më së shumti është i interesuar për efektet e zërit si dhe manipulimet sonore.
Shpesh në vende të tjera më të zhvilluara nga pikëpamja muzikore me tregje muzikore të mëdha si p.sh në SHBA apo në UE, figura e inxhenierit audio mund të jetë e lidhur dhe me atë të producent diskografik. Inxhenieri i zërit mund të paguhet me orë pune (nëse nuk përfshihet në koston e studios së regjistrimit), por nëse ai është gjithashtu producent, Inxhenieri mund të marri honorare përmes disqeve të shitura.
Teknik Master (mjeshtër tingulli)
Tekniku master është tekniku i tingullit që punon në studio të specializuara dhe që optimizon Miksimet përfundimtare për sa i përket dinamikës dhe tingullit, mundësisht duke kryer editimin e këngëve individuale ose të gjithë albumit, duke i bërë ato efektive. për proceset e shumfishimit, ose për shitje online, ai prodhon saktësisht masterin përfundimtar.
Këtu në këtë pikë mbaron organiku punonjës në Studio. Në të vërtetë ka akoma gjëra për të bërë derisa të dalë prodhimi përfundimtar. Kështu që procesit të produksionit muzikor i shtohen dhe disa figura tjera (jashta studios).
– – – – –
ETIKETA DISKOGRAFIKE
Botimet muzikore ose Edicionet muzikore janë dega e botimit që merret me shtypjen e materialit muzikor, si partiturat, parte të vogla muzikore dhe botimet kritike, për përdorim nga muzikantët interpretues. Figura sipërmarrëse dhe korporative të këtij aktiviteti janë botuesit e muzikës dhe shtëpitë botuese muzikore, të quajtura më shpesh “edicione muzikore”. Shtëpitë botuese kujdesen edhe për promovimin e muzikës së kompozuar nga autorët e tyre dhe për të mbledhur një pjesë të honorareve të grumbulluara, të cilat ndahen mes kompozitorëve dhe botuesve.
Figura e botuesit muzikor në industrinë Diskografike (e muzikës së regjistruar mbi suporte magnetike apo dixhitale), është një tjetër figurë shumë e rëndësishme që i bashkohet asaj të autorit dhe kompozitorit. Botuesi muzikor-Diskografik promovon, shpërndan dhe rrit krijimin muzikor nga pikëpamja ekonomike dhe artistike, duke filluar me publikimin e Disqeve. Një nga detyrat e tij është të merret me përhapjen e veprës muzikore në vende të tjera, duke prodhuar dhe shitur muzikë përmes disqeve LP; Kompakt-Disqeve CD etj. Ai është gjithashtu përgjegjës për kujdestarinë dhe mbrojtjen ligjore, përmes depozitimit të muzikës së regjistruar pranë “Organeve shtetërore ose privatë të së Drejtës së Autorit”.
Le të shohim konkretisht se si sillen gjërat në këtë pikë.
Botuesi i muzikës (Etiketa Diskografike)
Botuesi i muzikës është ai person ose kompani që menaxhon aktivitetet e blerjes dhe regjistrimit të të drejtave të autorit të kompozimeve muzikore, aktivitetet e promovimit, autorizimit dhe përdorimit të këtyre kompozimeve në regjistrime, transmetime radiotelevizive, shfaqje kinemaje, argëtim live, për botim në letër. ose media të tjera, të tilla si publikimi i partiturave dhe teksteve muzikore.
Për menaxhimin e këtyre aktiviteteve, botuesi i muzikës mund të zotërojë të drejtat e autorit (deri në 50 % të kuotës editoriale të parashikuar nga të drejtat e autorit), të cilat në çdo rast janë të lidhura me kontratë nga autorët në fazën fillestare të produksionit, ose dhe më pas, simbas rastit. Kur një autor i transferon aksionet një botuesi (etikete diskografike), përveç depozitimit të buletinit tek “Shoqëria e Të drejtave të Autorit”, është e nevojshme të nënshkruhet një kontratë editoriale e cila rregullon marrëdhëniet midis autorit dhe botuesit për çdo pjesë të transferuar.
Mos harroni se kur një artist i shet të drejtat (si aksione), duke pasur parasysh legjislacionin aktual, shitja vlen për gjithë jetën.
Kështu e ka bota … ndërsa këtu tek ne ?!?!?!?! …
Kështu e ka bota … ndërsa këtu tek ne ?!?!?!?! …
Pikërisht kjo e fundit, këtu tek ne, rezulton FATALE për krijuesit … sidomos për ato krijues të cilët siç e thashë dhe në fillim kanë kapacitetin të shkruajn vepra të mëdha. Si rrjedhojë, ata, ose detyrohen t’i përshtaten tregut tonë i cili shet dhe blen “Tallava” me shumicë (duke u dënuar artistikisht) për të mbijetuar, përndryshe … Arkitektët e muzikës ngelen përjetësisht nën hijen e Muratorëve të zellshëm!!!
Drejtori Artistik
Drejtori artistik është figura profesioniste që brenda një etikete diskografike zgjedh artistët për ti vënë nën kontratë (në lidhje me “etiketën”) dhe më pas ndjek vetë artistët në planifikimin e krijimeve të reja të produkteve artistike. Ky individ ndërfaqet me artistë, menaxherë, producentë dhe aranzhues për prodhimin e një disku.
Menaxheri i produktit (produksionit)
Menaxheri i produktit është profesionisti i pranishëm në strukturat e mëdha të regjistrimit, i cili ndjek një grup artistësh ose disa projekte që i caktohen nga drejtori artistik, duke ndjekur organizimin e tyre, logjistikën, oraret dhe planifikimin e prodhimit, videot, grafikat etj.
Menaxheri i produktit punon gjithmonë në kontakt të ngushtë me drejtorin artistik dhe departamentin e marketingut të kompanisë.
Promovuesi i Albumeve
Promotori ose menaxheri i promovimit është ai që shpesh menaxhon reklamimin e produkteve muzikore, duke ndjekur aktivitetin e planifikimit të komunikimit për shtyp, televizion, radio, internet etj.
Vitet e fundit, në kompanitë diskografike dhe etiketat e pavarura, kjo punë i është deleguar shpesh strukturave të jashtme që arrijnë të jenë shumë më efektive se vetë zyrat e brendshme të promocionit (stafi i brendshëm i kompanive diskografike është reduktuar ndjeshëm vitet e fundit).
Figura e promotorit është ende e pranishme brenda kompanive diskografike dhe labelave të pavarura, por në realitet gjithnjë e më shpesh ai kufizohet në koordinimin e të gjithë aktivitetit promovues të çdo projekti individual, duke ia lënë menaxhimin e tij konsulentëve të jashtëm.
Këto katër figuratives e fundit, dmth:
Botuesi i muzikës; Drejtori Artistik; Menaxheri i produktit (produksionit) dhe Promovuesi i Albumeve, këtu tek ne janë për t’u pa me dylbi. Nga ky këndvështrim, ndoshta mund të veçojmë Radio-Televizionin-Shqiptar, i cili për mënyrën se si është organizzar, detyrohet t’i përmbahet disa standardeve të përshkruar në këtë artikull.
– – – – –
Së fundi, Dy fjalë për Cufin si (Kantautor) dhe Cinin si (producent Artistik).
Cuf:
He!
Ahahahahaha …
Cufi dhe Cini kan nevojë për nji Menaxher që të merret me organizimin e gjanave që ndodhin në afërsi me to!. Mundet që këtë punë ta bëjë vetë Cini … por është më mirë me delegue dikënd tjetër (zakonisht noj rob shpije që asht i papunë)!!!
Menaxheri (ky i pakapshëm)!
Menaxheri është figura që mbështet dhe përfaqëson një ose edhe më shumë artista në të gjitha zyrat, kompanitë diskografike, agjencitë e muzikës live, festivalet etj.
Menaxheri ndan me artistin strategjitë dhe drejtimin e të gjitha aktivitetve që duhen kryer periodikisht, për nxjerrjen e produktit apo krijimin e një turi, dhe së bashku me artistin analizon propozimet ekonomike, promocionale dhe bën strategjinë e marketingut, duke marrë vëndime të rëndësishme në përputhje me strategjinë e përbashkët me vetë artistin.
Menaxheri zakonisht shpërblehet si përqindje e të ardhurave të përgjithshme të artistit (nga 10% në 20% maksimale, me disa përjashtime për disa menaxherë që investojnë ekonomikisht dhe që mund të kenë gjithashtu përqindje dhe aksione më të larta të edicionit muzikor.)
Menaxheri personal (shpesh ngatërrohet me menaxherin)
Menaxheri personal është profesionisti që ndjek artistin gjatë gjithë aktivitetit të planifikuar dhe ditë pas dite në, (regjistrime, promovime apo turne) duke u kujdesur për optimizimin dhe menaxhimin e logjistikës dhe transportit dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për kryerjen e punës. Shpesh ai kujdeset edhe për sekretariatin personal të artistit dhe shpesh vepron si shofer/e në turne, duke e shoqëruar gjithmonë vetë artistin gjatë turneve dhe aktiviteteve promovuese.
Menaxheri personal zakonisht paguhet për performancë, për shembull për çdo datë në një turne, ose paguhet edhe përgjatë vitit. … por ka raste që ky lloj shërbimi të paguhet “në natyrë” … Në rastin e Cufit: “Cufja” ….
Mirupafshim …