Aratunian Trumpet Concerto – John Parker, trumpet, with the UNC Symphony Orchestra
Koncert në LA, për Trombë Bb dhe Orkestër i kompozitorit armen: Alexander Aratunian, një vepër virtuoze e kompozuar në vitet 1949-1950.
Ky Koncert tërheqës, për nga gjuha muzikore është një (melting pot) një ndërthurje elementash, duke filluar nga harmonia me influenca impressioniste por që ruan karakteristikat e një harmonie funksionale me sfumatura të pazakonta tingëlluese si tek “melosi i Ahengut shkodran”… gjë kjo krejt e pazakontë në muzikën tonë të kultivuar!!! Gjithashtu kjo gjë është një rast interesant për të kuptuar që gjërat nuk janë ashtu siç na duken në sipërfaqe, por ka mjaft sfumatura të ndryshme që duhet të merren në konsideratë… Pra keto tingëllime të njohura për ne, gjënden edhe tek popuj tjerë edhe pse larg nesh…
Melodia mbështetet kryesisht tek modaliteti i Hungarezit maxhor si dhe përzierjes së tij me shkallën oktatonale. Falë kësaj përzierje, kjo pjesë ka një lloj tingëllimi mjaft cigan, rus, armen, (por disi edhe i joni…) me melodi shumë të ndjera dhe mjaft emocionuese.
Ky kompozim është një shembull konkret i mënyrës së përdorimit të intonacioneve popullore të integruara krejt mirë në një gjuhë harmonike moderne. Një gjë e ngjashme ndoshta mund të bëhet edhe në muzikën tonë me “erëzat” e AHENGUT tonë….