Analizza muzikore: çfarë është ajo dhe kujt i duhet.
“Analiza e formës” (siç emertohet në zhargonin muzikor) është një disiplinë teknike e cila hulumton veprat muzikore, analizon muzikën, nga pikëpamja e strukturës së brendshme në lidhje me idiomën harmonike dhe ritmike të përdorur nga kompozitori. Këto dyja të vëndosura në relacion me teknikat e ndryshme kompozicionale të përdorura, krijojnë “stilin muzikor”, përmes së cilit kompozitori ndërton muzikën e tij të organizuar në “zhanre” të karaktereve të ndryshme. Pra: Analiza muzikore varet direkt nga Harmonia dhe Ritmika… ajo merret me strukturat muzikore… është pak a shumë si arkitektura e cila kombinon aspekte matematike përmes gjeometrisë dhe vizatimit artistik. Si disiplinë muzikore, Analiza formale është gjë relativisht e re e cila i përket kryesisht kohëve moderne nga fundi i 1800-ës e këtej… Pavarësisht kësaj, muzikë është shkruar dhe vazhdon të shkruhet mbi baza formale të cilat rrjedhin si pasojë e disa mekanizmave elementare të cilat qendrojnë në themelin e muzikës.
P. Sh:
Numri 2 perveq se raport i intervalit të oktavës, është gjithashtu ndarja ritmike më e thjeshtë mes dy lëvizjeve
(battere, goditja me theks-“Tonik”) dhe
(levare, lëvizja në drejtim të kundërt).
Kjo lëvizje e cila mund të pershkruhet si ajo e pendulit, vizaton gjithashtu dridhjen e një korde si p.sh korda e një kitarre kur i biem… (pra tingujt). Gjithashtu levizja binare përcakton në kohë (në lidhje me kohëzgjatjen) hapësirën minimale muzikore melodike që në analizën muzikore e quajm “MOTIV”…. Motivi është sinonim me “arsyen” është “shkaku”, rreth së cilit lind melodia e një kënge etj..
Tani, siç na mëson analiza muzikore: një melodi është e përbërë nga TEMA, kjo TEMË ka formën e një ligjerate të plotë e cila përbëhet nga dy fjali, ku secila nga këto fjali perbëhen nga dy gjysëm-fjali… vetë kjo e fundit e përbërë nga dy copëza, teknikisht të pozicionuara mes një lëvizjeje të plotë të përbërë nga (minimumi) një battere dhe një levare: MOTIVI.
TEMA e një kompozimi mund të jetë kryesore ose dytësore në varësi të rëndësisë dhe përdorimit të saj. Në artin e fugës p.sh, tema kryesore dhe dytësore quhen subjekti dhe kundërsubjekti. Tek Sonata, quhen Tema kryesore dhe Tema dytësore…. tek një formë më modeste siç është ajo e këngës me strofë dhe refren, Tema shtjellohet mes këtyre dy blloqeve, ku blloku i parë ka karakter parashtrues ndërsa i dyti ka karakter përmbyllës.
Po ta shohim gjënë nga aspekti i strukturës idiomatike, “Analiza muzikore ngjet me sintaksen e cila përbën atë grup principesh dhe rregullash që rregullojnë strukturën e fjalisë në një gjuhë të caktuar, duke përfshirë gjithashtu dhe rendin e fjalive.
Zakonisht, në ndertimin e fjalis së folur, kemi të bëjmë me një skemë tipike ku
Kryefjala, Kallzuesi dhe Kundrinori shfaqen njëri pas tjetrit në rend.
P. Sh:
… era (KRYEFJALA)
e fortë ( PERCAKTUES I KRYEFJALES)
fryu (KALLEZUES)
me tepri (NDAJFOLJE SASIE)
këtë dimer (RRETHANOR KOHE )
majave (KUNDRINOR)
të maleve (PERCAKTOR I KUNDRINORIT)
Në muzikë, TEMA është (si puna e dialiogut mes dy personave të cilët diskutojnë rreth një “teme”
<< motivi>>)
…. ku TEMA MUZIKORE përbëhet zakonisht nga një periudhë e cila ndahet në dy fjali, në të cilën fjalia e parë ka karakter prezentues ose pyetës, ndërsa e dyta ka karakter përmbyllës ose përgjegjës.
… pak a shumë kështu:
Pyetje (apo sentencë)
… sa fort fryu era e maleve këtë dimër?!
Përgjigje
… fort, fryu me tepri majave të maleve….
Muzikalisht, kjo strukturë artikulohet përmes MELODISË, nga MOTIVI… tek TEMA e plotë.
Për t’jua shpjeguar så më thjeshtë, po marr tekstin e një kënge të famshme dhe po e copëzoj jo sipas kuptimit të SINTAKSES por simbas ANALIZËS MUZIKORE. Duke vepruar kështu do kuptoni MOTIVIN…. deri tek forma e plotë e TEMËS (Periudha me dy fjali).
TEKSTI:
When I find myself in times of trouble, Mother Mary comes to me
Speaking words of wisdom, let it be
And in my hour of darkness she is standing right in front of me
Speaking words of wisdom, let it be
Let it be, let it be, let it be, let it be
Whisper words of wisdom, let it be
– – –
Tani, përmes fjalëve, çojeni vëmendjen tek muzika……
NDARJE MUZIKORE:
Motiv – copëza (a) :
[When I (find myself in)
Motiv – copëza (b) :
(times of trouble,)]
KONTRAMOTIV:
[(Mother Mary) + (comes to me)]
MOTIV + KONTRAMOTIV = NJËSI TEMATIKE ose GJYSËMFRAZË.
pra:
[When I (find myself in times of trouble) + (Mother Mary comes to me)]
Vazhdon muzika me GJYSËMFRAZËN e dytë:
{(Speaking words of wisdom) +
(let it be)… (let it be)} *
(let it be)} e dytë, është lojë muzikore (orkestrale).
Në këtë Fjali kemi dy gjysëm fraza muzikore që thonë se:
-Prezentuese:
Kur gjëndem në çaste të vështira, Nana Maria vjen tek unë,
-Përmbyllëse:
duke thanë fjalë të urta, “lëre të jetë”..(mus: le të jetë)*.
Karakteri prezentues apo pyetës po ashtu dhe ai përmbyllës apo përgjigjës, varet nga pëlhura harmonike e cila vesh melodinë përmes shoqërimit. Në muzikën tonale, Muzika organizohet përmes rrahjeve ritmike me shkallë dhe mode, mbi të cilat lundron melodia dhe akordet apo funksionet harmonike të cilat ndërtohen mbi të njëjtin MOD mes të cilit luhatet MELODIA.
AKORDET (që kan të bëjnë me Harmonin), janë të tipeve të ndryshme: Disa tingëllojnë në veshin tonë të qëndrueshme, ca të tjera tingëllojnë të på qëndrueshme. Zakonisht KËNGA ka një akord bazik që quhet TONIKA e cila përcakton edhe TONALITETIN e këngës. Gjithashtu tek organizimi harmonik i këngës kemi dhe akorde tjera që i përkasin DOMINANTËS dhe SUBDOMINANTES. Këtu në këtë pikë gjërat komplikohen, por, unë kam një mënyrë të thjeshtë për me spjegue….
Atëherë:
Imagjinoni TONIKEN si shtëpinë tonë në QYTET.
SUBDOMINANTA është si shtëpia e pushtimit në MALËSI.
… dhe DOMINANTA është kabina jonë në PLAZH.
Pra:
TONIKA = Shkodër
SUBDOMINANTA = Razem
DOMINANTA = Velipojë
Tani, simbas pozicionit gjeografik, ne mund të largohemi nga qyteti duke u ngritur në kuotë mbi nivelin e detit në drejtim të malit… të ulemi drejt bregut të detit… dhe në fund të kthehemi në shtëpinë tonë.
Në një mënyrë të ngjashme lëviz edhe MELODIA, e cila largohet nga Akordi Bazë TONIKA… dhe ka dy mundësi… ose të iki në MAL (subdominanta)… ose t’ja mbathi nga deti (dominant)… ose edhe e kundërta.
Pikërisht, kur melodia spostohet nga akordi bazë tek njëri nga këto dy të tjerët, tek veshi i dëgjuesit krijohet ndjesia se fraza muzikore po merr karakteristikat e “pyetjes”… ndërsa rikthimi i melodisë tek Akordi bazë jep tek dëgjuesi sensacionin e përgjigjes.
Le ta shohim konkretisht se si:
-Tonika (T) Shkodër = Do maxhor
-Subdominanta (S) Razem = Fa maxh
-Dominanta (D) Velipojë = Sol7
Gjithashtu kemi edhe dy akorde të ndërmjetme që janë:
-La minor = rrugës për Mal
-Mi minor = rrugës për Det.
OK, shifni se çka ndodhë me melodinë:
When I find myself in times of trouble,
. ……….DO………………SOL…………….
Shkodër………………… Velipojë……….
Mother Mary comes to ME,
LA min………. Få………………
rrugës për….. Razem……….
Speaking words of wisdom, let it be…
DO…………………… SOL7…… FÅ……….
Shkodër…………….detit por.. ka Mali…
(…)*.
DO
Shkodër…………….
Siç e shihni, akordet që e shoqnojnë melodinë, i japin asaj sensin e largimit apo dhe të kthimit në “Bazë”.
—
Tani, kjo që sapo spjegova është gjë elementare muzikore… Fundja, kujt i duhet kjo analizë?
I duhet profestonistave që shkruajn si dhe muzikologëve që vlerësojnë muzikën e shkruar.
Me të arritur në këtë pikë, Ju kuptoni se si publiku i gjërë as që ja ka haberin këtyre mekanizmave…. Por më e keqja është se edhe opinioni profesional, i cili teorikisht duhet të shprehet përmes analizave profesionale, duket sikur i druhet opinionit masiv! Kështu ai ngelet si i kacavjerrur brënda klasave të kompozicionit në një LOOP ekoje (jehone) absurde brënda mureve të studimeve akademike…
Lum e lum për përpjekjejet e profesionistëve për të arritë nivele të rëndësishme në muzikën e kulturuar, (kompozicion), ndërkohë që jashtë istitucioneve gumëzhin një realitet tjetër…. një publik absurd i cili në të shumëtën e rasteve kënaqet duke u “Tallavitur”…..
Por kur flitet për të tjera profesione, se çka ndodh, por gjërat taaaak e ndryshojnë!!!Pse?!
P.sh, kam disa miq (si në Shqipëri po ashtu dhe në Itali) të cilëve i kande me hanger mirë në “restorante In”, dhe kur bahet fjalë për Shefin e kuzhinës, interesohen deri n’detaje… kërkojn ku t’jet ma i miri,: jo me yje MICHLEIN, me super curriculum e m’the e të thashë,…. ndërkohë që muzikalisht po këto persona konsumojn ekuivalentin e çebapëve me paqe kamsh…..
Hahahaha, punë e madhe!!!
… E di,…. por si thotë një fjalë e urtë italiane: <<kush lind rrumbullak nuk mund të vdesin kuadrat>>
Prandaj, mendova t’ju gostis me pak Analizë Forme….
GËZUAR 2024
MK
P. S:
Në foto, disa akorde me interes për zanatçinjt’…