Muzika, Klima dhe njeriu…
Të gjithë ne pranojmë ekzistencën e muzikës folklorike në lidhje me një popull të caktuar. Për këtë gjë, ekzistojnë sa e sa studime. Disa të mira, të tjera më pak… Në to flitet rreth tingëllimeve tipike të një populli, mënyrës së këndimit, lojës mbi perkusione, vallëzimit. Në fund të fundit, del që çdo popull e ka muzikën e vet (pak a shumë, kuptohet, mbasi mes popujve ka dhe përzierje të cilat domosdoshmërisht sjellin përzierje në muzikë).
Gjithësesi, këto studime nuk arrijnë t’i japin një përse të bindëshme këtij varieteti muzikor. Ndërkohë që shkenca na mëson që Raca njerëzore është NJI… mbasi gjenetikisht mes popujve, ndryshmet janë të papërfillshme, kështu që duhet të ekzistojnë një gjë që shkakton këtë larmi kulturash, mbasi gjenetika nuk arrin të spjegojë këtë varietet të madh kulturor mes popujve të ndryshëm!!!
Në lidhje me Varietetin muzikor, Simbas kompozitorit Maurice Ravel, një rol të madh e luan gjuha e folur me strukturat e saja ritmike dhe tingëllore. Por edhe gjuhët e ndryshme, thuhet se e kanë zanafillen e tyre tek një Protogjuhë fillestare … Ky arsyetim na çon tek Lindja e qytetërimit, aty ku gjërat humben nën pluhurin e kohës….
Po ta shohim gjënë nga aspekti emocional (i humorit), çdo popull ka karakteristikat e veta të cilat kompozitori Maurice Ravel është i mendimit se varen nga klima.
Sa interesant është fakti që për çdo ambjent natyror në rruzull, ekziston një krijesë e përshtatshme me kushte të caktuara klimatike!!!
Kështu p.sh: Kafshët e shkretëtirës dhe të klimës së thatë kanë karakteristika të tilla që i japin atyre mundësi të tolerojnë nxehtësinë dhe thatësirën. Devet apo Dromedarët, për shembull, janë në gjendje të transportojnë njerëz dhe mallra nga një pjesë e shkretëtirës në tjetrën, duke rezistuar për disa ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Trupi i tyre është përshtatur me mjedisin e shkretëtirës së thatë. Në trupin e tyre gjënden shtresa të mëdha yndyre (në shpinë të kafshës në formë qesesh), të cilat mund të shndërrohen në ujë dhe ushqim atëherë kur është e nevojëshme. Kjo gjë i lejon devesë p.sh të jetojnë pa pirë apo pa ngrënë për javë të tëra. Kur “qeset” janë bosh, ato duken të varura dhe të lëshuara. Një deve mund të pijë deri në 135 litra ujë në pak sekonda nëse ka shumë etje.
Kafshët të tjera që jetojnë në klimë shumë të ashpër kanë gëzof të trashë me lesh në trupin e tyre.
– Arinjtë polarë, pinguinët, fokat dhe balenat kanë një shtresë të trashë brumi nën lëkurë për të izoluar trupin e tyre nga i ftohti.
Të tjera kafshë akoma, gjithashtu janë të lidhura fort me ambjentin ku jetojnë.
– Kafshët e grupit të Panterave zënë vënde të mirëpërcaktuara:
Tigri, jeton në zonat lindore nga Kina në Indi…
Luani, jeton në Afrikën Sub-Sahariane.
Leopardi, jeton mes Afrikës dhe Indisë…
Jaguari, jeton në zonen qëndrore mes dy Amerikave…
– Kafshë të tjera si Elefanti, jetojnë mes zonës qëndrore të Savanave Afrikane mes Kenias dhe Ugandas, Tanzanias, Botswanas… gjithashtu në zonat Aziatike të mbuluara me vegjetacion si pyjet e Indisë, Nepalit, zonat e Bangladeshit, Thailandias, Laosit… Vietnamit.
Pa ta shohim “fenomenin” nga këndvështrimi i gjenetikës: lloji i Panterave dhe Macja e shtëpisë ndajnë 95 % të kodit gjenetik.
– Grupi i Primatëve, jeton në zonat jugore të globit: nga Afrika qëndrore drejt jugut të saj… dhe në pjesën e sipërme të Amerikës jugore.
… ndërkohë që ngjashmëria e kodit gjenetik mes tyre dhe njeriut arrin tek 99 %!!!
Ky i fundit (njeriu) është i perhapur në gjithë globin. Por ndërsa kafshët e tjera janë të brëndashkruara në zona të përcaktuara brënda së cilave jetojnë në harmoni të plotë me kushtet natyrore, Njeriu nuk është i rehatuar në asnjë vënd të botës: Dikund është shumë nxehtë, si rrjedhojë vuajm nga temperatura e lartë, për këtë arsye nuk mundemi të lëvizim pa i shkaktuar vetes vuajtje. Gjithashtu në ambjentet e ftohta na mbyt acari, si rrjedhojë detyrohemi të veshim trupin me tesha të rënda dhe aspak komode…. Por dhe në vëndet me klimë mesdhetare kemi probleme si p.sh me lagështirën të cilën kockat tona nuk mund ta durojnë gjatë. Prandaj duhet të vishemi me rroba të përshtatëshme. Njerëzit janë të detyruar ta modelojnë ambjentin ku jetojnë, duke ndërtuar shtëpi për t’u mbrojtur nga klima, përndryshe Natyra na vret!!! Kjo gjë nuk ndodh me asnjë nga kafshët e tjera!!! Ky mister, është një spunto për të reflektuar se sa “…” (të huaj) jemi ne në lidhje me botën!!! Kjo “gjëndje Alienante” reflektohet tek muzika, tek folku i popujve të ndryshëm. Kjo gjë është akoma më e çuditshme,pasi shkenca na mëson që mes llojit njerëzor, diferencat janë të papërfillshme. Megjithatë popuj që jetojnë në zona të ndryshme të botës, krijojnë muzikë të ndryshme mes tyre! Kjo ndodh kryesisht për arsye të klimës. Është po e njëjta Natyrë e cila me luhatjet e saja na detyron të vishemi simbas klimës… po e njejta, na bën që simbas klimës të krijojmë varietet muzikor.
Kështu kemi për çdo zonë të banuar të globit, këngë dhe valle me tipare dalluese mes tyre.
-Afrika qëndrore:
me 12/8 me poliritminë (2 në 3) dhe me këndimin pentatonik.
-Afrika e veriut, pellgu i Mesdheut dhe Lindja e Mesme me ritme të kombinuara dhe mode me prejardhje “ekzotike”… .
-Andalusia, me përzierje mes makamesh dhe tingëllimeve të Kuintarës (kitarrë…)
-Europa qëndrore dhe Rusia me ritmika bazike binare dhe ternare si (polka apo valzer), me këndim mbi shkallët maxhor / minor dhe me zhvillim polifonik dhe harmonik (këndim me shumë zëra)
-Europa e veriut e cila ritmikisht preferon metrin muzikor 6/8 (i cili ndahet si në binar gjithashtu në ternar) ndërsa këndimin (monodik dhe polifonik) e shtrin zakonisht mbi modet Lidi dhe Dori.
-India, me ritmet TALA: struktura poliritmike të teknikës Konnakol dhe këndimit me RAGA mbi mode prej 7 tingujsh, por pa zhvillim polifonik/harmonik.
-Kina, Japonia dhe zonat për-rreth të cilat preferojnë këndim përmbi pentaton ndërsa vallëzojnë përmbi ritme të thjeshta binare.
-Amerika e jugut e përzier mes popujve vëndas, atyre të Afrikës si dhe popujve kolonizatorë: spanjollë dhe Portugezë, me lindjen e muzikës Latin Jazz, me kërcime poliritmike dhe këndim mbi pulsazionet e La Clave.
-Amerika e veriut me ritëm Swing dhe me përzierje këndimi me influenca që përzihen mes
Afrikës (bregu i fildishtë)-Italis-Francës-Anglis.
-Australia, një Miks i të gjithave në stad fillestar…
– – – – –
Jemi qënia e vetme në Glob, e cila emigron pa u ndalë, nuk gjen rehati askund, i persekutuar nga klima, si rrjedhojë fortësisht i influencuar prej saj për nga stadi emocional. Kjo gja gjen shprehje tek muzika e krijuar nga “njeriu / Alien!” … (i huaj në tokë)!!!
E thashë fialën “Alien” që do të thotë “i huaj”!
… nga kjo pikë e tutje, për momentin mundemi vetëm të fantazojmë …
MK