Të gjithë të etur për AI (inteligjencë artificiale)! Por: a është në të vërtetë e tillë, apo thjesht është një spekullim teknologjik?! E kam provar këtë AI tek Sibelius, një software i cili përdoret për shkrimin muzikor, dhe t’ju them të drejten, (ndonëse ky program mban emrin e kompozitorit violinist të njohur finlandez), “intelekti artificial” nuk arrin as tek një nxënës i elementareve muzikore. Mund të thoni Ju: po mirë është, biles shumë!!! Për mendimin tim Jo. S’kam ç’e dua një nxënës të elementareve kur detyrat kompozicionale të cilat realizoj me Computer janë të sofistikuara aq sa kjo AI budallaqe të bllokohet… apo të gabojë për 99 % të rasteve.
Në fakt, kjo “AI” kështu siç është për momentin, duket si një karrem për ta shitur softwarein në formë masive, duke GËNJYER njerëzit përmes premtimeve se kjo AI bën gjëra… Një Mut bën.
Është thjesht så për t’i hedhur pluhur syve njerëzimit, i cili tashma e ka lidhur ekzistencën e tij definitivisht me botën virtuale digitale. Por për fat, për momentin mëndja a njeriut nuk është zëvendësuar akoma nga kjo AI. Kjo, sepse kapaciteti i kalkulimeve të trurit tonë është akoma shumë më i fortë se sa kjo AI. Por nesër, kjo situatë mund të përmbyset… dhe të parët që do ta hanë gjethin janë artistat! Më tej, gradualisht … e gjithë shoqëria!!!
Më vjen ndër mend filmi Terminator apo Matrix…
E kuptoj që të gjithëve i pëlqen p.sh muzika, sepse është gjë e bukur. OK, Të gjithë duhet të kënaqen me të… por pse gjanëm duhet të pretendohet se mund të bëhet (domosdo) muzikë me kompiuter nga gjithkushi, pa pasur formimin e duhur!
Kjo është MARRËZIA e kohëve moderne: ajo dëshira për të shitë pordhë… medemek se
<< Jam Artist >>
Ndërkohë, këngën ta bën një makinë me Aplikacione e cila ka sensibilitetin e një divani, ndërsa Ti që e përdor je një INJORANT muzikor 24 karatësh.
Nuk është rrezikuese AI, por mënyra se si po përdoret ajo në lidhje me njerëzimin, kuocienti i inteligjencës mesatar i së cilit sa vjen dhe reduktohet.
Ja një shkallë e inteligjencës e cila pasqyron gjendjen aktuale përmes shkollimit:
Hong Kong 107
Korea Jugut 106
Japoni 105
Taiwan 104
Singapore 103
Austria 102
Germania 102
Italia 102
Holanda 102
Svezia 101
Svizzera 101
Belgio 100
Kina 100
Zelanda Re 100
Angli 100
Hungheria 99
Polonia 99
Spagna 99
Australia 98
Danimarca 98
Francia 98
Mongolia 98
Norvegia 98
Stati Uniti 98
Canada 97
Repubblica Ceca 97
Finlandia 97
Argentina 96
Russia 96
Slovacchia 96
Uruguay 96
Portogallo 95
Slovenia 95
Israele 94
Romania 94
Bulgaria 93
Irlanda 93
Grecia 93
Malaysia 92
Thailandia 91
Croazia 90
Perù 90
Turchia 90
“Tabela vjen nga një studim i kryer nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)”
MK
– – – – –
“Mendja e njeriut nuk është, si ChatGPT apo të ngjashme me të, një makinë statistikore e çuditshme e njohjes së modeleve, e cila grumbullon qindra terabajt të dhëna dhe shkëput përgjigjen më të besueshme për një bisedë ose më të mundëshme përgjigje për një pyetje shkencore.
Përkundrazi… mendja e njeriut është një sistem çuditërisht efikas dhe elegant që funksionon me një sasi të kufizuar informacioni. Ai nuk përpiqet të nxjerrë korrelacione brutale nga të dhënat, por kërkon të krijojë shpjegime. […]
Le të ndalojmë së paraqituri si “Inteligjencë Artificiale” dhe ta quajmë si është: “Softuer për plagjiaturë”. Kjo AI nuk krijon asgjë, veçse kopjon veprat ekzistuese nga artistët ekzistues dhe i ndryshon mjaftueshëm për t’i shpëtuar ligjeve të së drejtës së autorit.
Është vjedhja më e madhe e pronësisë që ka ndodhur ndonjëherë që nga vjedhja e tokave të indianëve të Amerikës kur u vodhen nga kolonët evropianë.”
Noam Chomsky, në New York Times – 8 Mars 2023