Përshëndetje grupi.
Si ja kaluat?
Gjatë fillimit të nëntorit, nuk kam shkruar mbasi isha i zënë me Festivalin e këngës Luleborë që u zhvillua në Shkodër në datat (10-11).
Edicioni i këtij viti (2023) i takoi të ishte i tet’ti. Ka tre vite me rrallë që merrem me këtë aktivitet, me të vetmin qëllim që ky festival (fillimisht lokal, aktualisht kombëtar), të arrijë të ketë një nivel të kënaqshem me standardet moderne të produksioneve të tilla homologe.
Pikërisht për t’ja arritur këtij objektivi, kemi krijuar një skuadër personash të cilët në lidhje me këngën dhe muzikën në pergjithësi,ushqejnë mendime të kohës.
Festivali në fjalë, që në fillimet e tija rezultoi të ishte një konglomerat stilesh på ndonjë objektiv të qartë…
Disa nga organizuesit e edicionit të parë, i atashohen asaj idesë së stra konsumuar që: ky Festival të jetë i këngës qytetare shkodrane! Këngës qytetare?!!! Po prit njëherë: dmth (paskemi këngë qyteti)!!!… Atëherë Sipas kësaj llogjike, (po qe se nga njëra anë ekzistokan “këngët e qytetit”), nga ana tjetër, duhet të ekzistojnë gjithashtu “këngët e fshatit”!!! Po ku janë këngët e fshatit! Kush di t’na i tregojë se ç’na qenkan këto “këngë fshati”!!! Ku dallohen nga këngët e qytetit, tek stili melodik?… Tek Harmonia… Ritmi… Ku, ku, Në fakt, kjo teori është e zmontueshme mbasi nuk ka bazë…. Por problemi qëndron gjithsesi, mbasi publikut tonë… I është servirur “diçka muzikore” jo fort e qartë sikur gjoja “kënga e qytetit” (kënga qytetare)!!! Cila këngë: Ahengu?!… apo këngët e dasmave dhe synetlleqeve?! Pse, a thua synetlleqe fshati nuk paska?!… dhe as Aheng Dasme!!!… nuk paska arritur në fshatrat rreth, muzika e shyqyreve?!
Ndërkohë, ne në Shkodër kemi këtë “këngën qytetare” …?!
Cila është xhaném kjo “këngë” kaq e veçantë nga të tjerat për rreth, kaq e veçantë sa të dallohet kaq dukshëm nga të tjerat “ato të fshatit”?!
Përgjigja është: ZERO
Nga aspekti etno-muzikologjik, ne mund të shquajm pak a shumë një zonë rreth qytetit të Shkodrës (shkodra, me rrethinat apo Zona me në krye qytetin në fjalë) ku prodhimi folklorik është i të njëjtave tingëllime apo me tingëllime të ngjashme. Kjo gjë qëndron. Por kurrën e kurrës nuk ka muzikë qyteti dhe Muzikë katundi. Kjo ide është sa qesharake po aq dhe pa lidhje.
Ndokush mund të thotë që në Shkodër ka pasë shumë kompozitorë që kanë shkruar këngë, si rrjedhojë këtu në këtë pikë dallohet “kënga qytetare shkodrane”!!! Jo: prap nuk ka lidhje.
Këngët e kompozitorëve janë këngë autorësh të shkolluar. Rrjedhimisht, këngët e tyre nuk bëjnë pjesë në Folklor, por janë pjesë e muzikës së kulturuar të qytetit tonë (në rrang lokal), dhe të muzikës shqiptare (në rrang kombëtar).
Pikërisht, këtu qëndron dhe “kleçka” e këtij festivali!!!
Çfarë është Luleborë?
-Festival ahengjesh dhe shyqyresh?
apo:
-Festivali i këngës së autorit (amator / kompozitor) SOT?
Sikur ky event të vazhdonte ashtu siç ishte në fillimet e tij, do kishim një aktivitet me lloj – lloj turli këngësh plot intonacione folklorike, pa kritere krijuese profesionale, me arranxhime të diskutueshme kundrejt mungesës së një standardi profesional. Si rrjedhojë do asistonim në absurditete të tipit: Orkestra Sinfonike (ose Orkestra e festivalit) e cila performon disa këngë dhe arranxhime të diskutueshme, me tingëllime dasmash dhe synetlleqesh)…..
Po të ishte vazhduar në këtë rrugë, ky festival mund të ishte kthyer në një festival tipik burimor folklorik, dhe o burra… çeleshe e çakçir dhe…. Yrraaaa…
Por, dreqi ta hajë, ne jetojmë në vitin 2023,dhe (siç thotë miku im, kompozitori Ergys Pirani) << askush prej nesh nuk del sot rrugëve i veshur me qeleshe e fustanella>>. Kështu që aq më tepër një festival i këngës sot, nuk mund të ketë tingëllimet e 100 viteve para, qoftë ky edhe ai i vetë Ahengut apo i shyqyreve…
Kur para tre viteve e mora në dorë këtë festival, ishte i tillë, dhe gjëja që më shqetësonte më së shumëti ishte ky tingëllimi i rrumpallosur i këngëve.
Ishte pak a shumë si puna e asaj pjatës së vetsherbimit në kohën e Dullës ku kishe…
– ca makarona të pa ziera mirë (anash)
– pak oriz me qepë të djegun (dikund ka ana tjetër)
– do mish t’pa pjekun siç duhet (në qendër)
– një gjysmë veze e zier e mykur (diku…)
– pak djathë me reçel fiku (sipër)
– Nji bisht porrinit… Nji kry krapit…
…. Ju e kuptoni se askush me mënd në kokë nuk pranon të hajë një pjatë të tillë skifoze (veç ndoshta nga halli).
Kjo pjatë (si total) ishte pak a shumë Lulebora. Kjo gjë på dyshim që është konseguencë e mungesës së një vizioni drejtues nga organet kompetente në lidhje me muzikën në qytet, “(të paktën kështu në këtë gjendje e pata marrë aktivitetin)”… ky nivel reflektohej si tek ky aktivitet gjithashtu tek disa të tjera …
Tani: se në çfarë pike ka arritë degradimi muzikor në vëndin tonë, nuk kam se përse t’jua them, gjithësecili prej jush mund të na e tregojë…. Gjithashtu nuk do të permendi perpjekjet e mjaft artistave në qytetin tonë por dhe jashtë tij, për të permiresuar këtë gjendje, mbasi nuk dua të mbaj me hater askënd.
Problemi është se, si mund t’i bëhet ballë këtij llumi të madh SOT?
Përgjigja është: Me aktivitete si Festivali Luleborë, i cili brënda tre edicioneve (2021-2022-2023) arriti të vendosë disa standarde profesionale si dhe disa kritere për filtrimin e materialeve muzikore.
-Këngë të shkruara me mëndësinë e sotme (simbas vazhdimësis së krijimtaris së autorëve si: P. Jakova; P. Gaci etj). Pra: Muzika e kulturuar e autorit, me të gjithë potencialet e mundëshme (fut këtu dhe intonacionet pop/folk)
-Arranxhime në studio profesionale
-Orkestracione nga duar profesionistash….
-Proçes notizimi për orkestren nga Orkestratorë/Kompozitorë me përvojë në këtë zanat.
-Post produksion në Studio.
Gjithë këto gjëra (dhe të më fali ndokush po qe se i duken pak), janë net pa gjumë, punë me orë të tëra, organizim e telashe të ndryshme të cilat perballohen nga pak njerëz.
Nuk po permendi shoqnin dhe kolegët që janë aktivizue, sa tek Bashkia tek Teatri/QNK, por edhe jashta istitucioneve të qytetit … (disa prej tyre janë në këtë grup). Di një gja, që me ju, ky festival bahet gjithmonë e ma i bukur. Prandaj ju falem nders për punën tuaj e cila vazhdon të jetë vendimtare në realizimin e këtij eventi.
Nji “notë” (ose nji akord të veçantë) e kam per mikun tem të ngusht Shpetim Saraçi, pa të cilin, ky festival nuk mund të kuptohet në këtë dimension që ka marrë.
Mirupafshim nëpër Shkodër
MK