Shpesh herë, në biseda me shokë dhe miq, lakohet zhanri i këngës. Dikush për qefë të vet, të
tjerë për miq e shokë … dhe të tjerë akoma për qështje pune. Të gjithë në fund më kërkojnë ose
një arranxhim, ose një orkestracion, zakonisht për pjesëmarrje në ndonjë festival. Dikush kërkon
një këngë të re të kompozuar. ..etj. Nga këto kërkesa, të cilat janë të gjitha të lidhura me këngën,
shpesh herë duket e pamundur të krijohet një ide precize mbi koston e një kënge!
O i dashtun, sa kushton një këngë?
Kjo është një pyetje e gnatërruar së cilës kam vendosur ti përgjigjem, në mënyrë të tillë që kushdo
që dëshiron të blejë punën time, apo të një “X” muzikanti në përgjithësi, të ketë disa informacione
bazike rreth së cilave të mund të meditojë përpara se të hidhet në një investim të tillë muzikor.
Kjo është një temë me rëndësi për muzikantët krijues, prandaj, përpara se të shkruaj këtë artikull,
jam informar mirë sa me shokë të mi që jetojnë jashtë, sa me libra e sa me internet, në mënyrë të
tillë që t’ju ofroj informacione sa më të sakta, gjithsesi të diskutueshme, por të verifikueshme edhe
nga praktika.
Le ta zëmë se vien tek ju një mik i cili ka vajzen apo djalin e komshiut/es të talentuar. Kështu që
prindërit e tij/saj kan vëndosur të investojnë duke paguar për krijimin e një kënge për të. Ju i thoni:
– Shumë mirë, sepse “unë kam “filanin” shok” e ta ban ai kangën per festival … etj.
Mirëpo, gjëja nuk është kaq e thjeshtë sa duket, mbasi mbas këngës fshihen një seri punësh, më
ekzaktësisht, behet fjalë për një filierë pune e cila shërben për të prodhuar këngën finale.
Kjo filierë ka të bëjë me tipin e këngës që do kompozohet e cila duhet t’i përshtatet këngëtarit, më
tej vazhdohet me arranxhimin i ndjekur nga Orkestrimi, programimi MIDI në kompiutër, regjistrimi
Audio, krijimi i partiturës … deri tek momenti final i cili mund të jetë një festival apo thjeshtë një
regjistrim LIVE për një album, muzike filmi etj. Që nga kjo pikë bẹsoj se arrini të kuptoni punën dhe
energjitë e harxhuara për të realizuar një produksion kënge. Imagjinoni se sa më e ngatërruar
bëhet gjëja kur bëhet fjalë për produksione muzikore më të mëdha…
Le t’ja nisim pra që nga fillimi: e zëmë se një “socio” i jemi më vjen me ketë fjali:
– Marko (më thotë nji ditë “Arian Shpori”), ma ban ji kangë per “X” person!!!
– OK, (i them unë pak sa me habi). Pro dije se nuk ka “gja pa gja” …
– Hajt maaa, edhe ti: a thue se çka po t’kerkoj, kangë asht e shkreta, sa lesht kushton?
– Mvaret se çka lypë, (ja kthej unë)
– Qyre, prep ky!!! Kangë maaaa, nj’ashtu që këndohet, a e mbyllim me noi drekë ta marrsha, se
kam punë, perndryshe zgjidhe vetë ti me ato …. (Taaak, “kopilin te dera”)
– Jo besa, (i them), Ti që je ba garant, çoje nderin deri në fund dhe thuji që: simbas kërkesave që
mund të kenë, kënga kushton prej 400 deri 2000 EURO.
– Saaaaaaa!!! A je i marrë a?! Shtazë, po un me 2000 euro i ve shpis teme tanë tubat e rinj të
ujësjellësit, bile edhe me rrubineta të bukur … e me skaldabanjo…. Vaska, dhe nji … që m’ban
masazhhhhhhh ….
– Mirë (ja kthej unë) bane ti pra kangen (mos harro edhe tekstin) … e unë po ta arranxhoj,
orkestroj, po ta programoj një variant në Kompiuter për DEMO dhe po ta regjistroj. Për tanë
njikto punë, sa po më jep?
– Un me t’dhan gja ty (përgjigjet)?! Ti kenke ftof m’ëth mor djalë! Shko e lypja xhindes që të kan
porosit kangen. …
– Po ti mor … ma hape ket muhabet (i tham): unë isha bukuri n’pun’ teme! A ma kerkove ti
kangen, per at djalin/vajzen e shokut tand.
– Po …
– Po, po çka pra?!
– Ajet me shkrim … Ouuuu …
Ahahahahaha … Ky djalog fantazioz mes meje dhe mikut tem A.Shpori, nuk asht krejt pa gja.
Përtej humorit, kemi të bëjmë me një punë të madhe, pa të cilën nuk mund të realizohet kënga.Markelian J Kapidani
– 2 0 2 4
Le të pranojmë propozimin e Arianit që unë do ja bëj këngën në fjalë. Por: çfarë lloj kënge do bëj?
Kuptohet: atë që duhet dhe që i shkon zërit të këngëtarit/es.
Kështu pra, duke marrë parasysh aftësitë kanore të këngëtarit dhe duke konsultuar ndoshta një
tekst të përshtatshëm për t’u muzikuar:
– Unë mund të krijoj një këngë (vija melodike bashkë me shoqërimin mbi pianoforte) si “bocet”, të
cilin mund ta shkruaj mbi pentagram bashkë me siglat e akordeve shoqëruese.
Si proces më vete, vetëm transkriptimi i thjeshtë i vijës melodike bashkë me akordet e shoqërimit,
(në Itali dhe për eksperiencë personale), puna kushton nga 50 deri 100 Euro. Gjithësesi, mbasi
këtë punë e kryej vetë përgjatë protesti të krijimit, nuk po e vë në kandar, mbasi “e du Arianin fort
…” dhe nuk po ja njehi. Gjithësesi, (sa për info) duhet të dini që një regjistrim i thjeshtë në formatin
DEMO me Zë dhe Kitarrë apo Pianoforte shoqëruese kushton nga 200 deri 400 Euro. Gjithësesi,
unë këngën e bana. Të dejtat e autorit janë pronë intelektuale e imja, ndërsa puna për realizimin e
DEMO-s në studio, ngelet gjithësesi një kosto konkrete.
Por Ariani më thot se e duan kangen Rock, (se e u pëlqen tingëllimi i viteve 70)… kështu që,
teorikisht jam i detyruar të marr një grup të vogël instrumentistash (një kitarrist dhe një basist
ndoshta) dhe të regjistroj në studio një DEMO me kërkesa më të mëdha se sa ajo e para. Pak
prova sa për të lexuar muzikën dhe: Taaaaak…. Regjistrim. Kuptohet që me angazhimin e grupit
muzikor, kostot janë rritur. Tani kënga kushton 500 deri 600 Euro!
Në njëfarë momenti Ariani mund të bëjë si “shkencatar” duke futur hundët në produksion!!!
Kështu, “mbasi ta kenë pleqnue mirë at’ punë” më thot: Mark, e duan kangen e luajtur me
muzikanta profesionista. Mos u merkos per paret se gjehen …. ( ! )
Oh, sa mirë … Kështu, shkojmë te Shpëtimi në studio dhe thërras disa prej shokëve të mij
“Rocker” dhe i bëj me regjistrue këngën në fjalë, me solo Kitarre e me nuanca të forta LIVE.
Tashma, kostoja e këngës ka arritur shifra që sillen rreth1000 deri 2000 Euro.
Ndërkohë që “zien kazani”, mund të ndodhë që kënga të marri përmasa gjithnjë e më të mëdha,
kështu, mund të vendosim të bëjmë një arranxhim për Orkestër, duke futur në lojë Tunxhe,
Perkusione, Harqe … e më the të thashë …
Kështu që duhet të bëjmë gati partiturat, t’i printojmë, t’ua japim muzikantëve ca ditë përpara që
ta studjojnë muzikën. … të bëjmë edhe një ose dy prova përpara regjistrimit …. Dhe HOPAaaaa,
kosto e këngës ka kaluar shifrën 2000 Euro.
Në fund, Ariani mundet me m’thanë: Ti ke lujt “meç”!!! Na duhet me ba nji lesh kanget “o njiri “ …..
“taglio” “taglio” “taglio” e kostove… dhe me ba diçka ma modeste sepse nuk dalin paret!!!
Përndryshe, në një nivel pak më demokratik, mund të bëjmë pra, një këngë të thjeshtë e cila zgjat
rreth 3 deri 4 minuta, me programim MIDI në PC, me tinguj virtualë, (pa lojë muzikore të gjallë) me
regjistrim vokali mbas programimit, me Miksim dhe Masterizim në kompiuterin e shtëpisë së
“Filan Fistekut” për një kosto e cila luhatet pak a shumë tek 500 deri 1000 euro. Kjo kosto është
relative, (simbas vendit bahet kuvendi).
OK, por ama ky produksion i fundit me lojë në PC që nga fillimi e deri në fund, është si ato
ushqimet gjysëm të gatëshme të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë pa pikën e lezetit,
me një shije të shpifur bythe të ndënjur …. Të tilla janë shumica e produksioneve që konsumon
publiku ynë, (jo të gjitha), shumica. Ndërsa nga njëra anë, kemi mësuar të gatuajmë all’Italiana apo
alla Francese, me përdorim erëzash dhe parfumesh ekzotike etj, muzikalisht jemi tek gjërat e
gatëshme dhe gjysëm të gatëshme. Por nuk dua të futem tek përsetë e kësaj tragji-komedie. Më
intereson filiera e produksionit.
Sikur Ariani të më kishte kërkuar një këngë më të komplikuar për nga aspekti kompozicional, (që
do të thotë konkretisht: një këngë me harmoni të artikoluar, me ritmikë të përbërë dhe me një
melodi të vështirë për këngëtarin), rrjedhimisht edhe arranxhimi dhe orkestrimi do ishin më të
sofistikuar. Kështu që kostoja e një kënge të tillë (siç mund të jetë një këngë Jazz/Fusion), që në
momentet e para mund të kërkojë një investim më të madh … Imagjinoni këngët e kënduara ngaMarkelian J Kapidani
– 2 0 2 4
Frank Sinatra apo Michael Bublé, të cilat kapin një stad realizimi përtej standardeve të
zakonëshme muzikore.
Së fundi, po deshëm të përfshijmë në produksionin tonë ndonjë emër me famë internacionale,
kostot e produksionit mund të ngjiten në mënyrë të ndjeshme, duke arritur shifra që superojnë
10.000 Euro.
– – –
Në ambjentin e produksionit muzikor, duhet të dini se nuk është vetëm Artisti në fjalë që po
investon. Zakonisht kemi të bëjmë me një grup personash tę cilët merren me qështjen e
produksionit artistik, si p.sh: Manaxheri, vetë Artisti, Producenti, (ai që vë në dispozicion paratë),
studioja e produksionit etj….
Në fund fare, ekziston gjithashtu një kategori produksionesh jashta kritereve profesionale, si
muzikalisht gjithashtu dhe teknikisht për nga aspekti i zanatit të inxhenierit të studios. Janë
shumica e produksioneve që realizohen në Home Studio. Në këtë rast, tregu ofron turli gjërash:
nga muzika e mirë deri tek ajo e tmerrshmja, emrin e së cilës të gjithë ju e dini.
Nën shëmbëlltyrat e kësaj panorame muzikore, klasifikimi i rrymave bëhet në njëfarë mënyre një
nevojë konkrete për të matur krijimet muzikore bashkë me arranxhimet dhe orkestrimet përkatëse,
ku çdo këngë presupozohet të vlerësohet simbas risisë muzikore që ajo sjell, në lidhje me teknikat
e ndryshme krijuese të cilat së shumëti bëjnë pjesë në stilet e ndryshme të Muzikës komerciale.
Kështu p.sh, duke u nisur nga një model kënge të thjeshtë për nga idioma muzikore (pa
pretendime …) e deri tek ajo me idiomë të komplikuar e cila mund të ketë nevojë për një shoqërim
muzikor me një orkestrim profesional, ne mund të ndërtojmë një tabelë orientuese rreth kostove të
produksionit për një këngë. (Shih tabelën me kosto për këngë)
– – –
Por gjithësesi, ngelen akoma gjëra për të thënë. … p.sh:
Sa kushton një harmonizim i thjeshtë? Po një harmonizim i komplikuar?
Sa kushton një arranxhim elementar? Sa kushton një arranxhim Jazz?
Po programimi MIDI, sa kushton?
Pyetjeve të tilla do mundohem t’i jap përgjigje konkrete duke matur kohën që nervojitet për të
realizuar secilën nga këto hallka.
Imagjinoni dy studenta kompozicioni ku i pari është fillestar në zanat, ndërsa i dyti është në
mbyllje të studimeve. Për harmonizimin bazik të një melodie të thjeshtë (sigla akordike dhe notizim
me shkrim dore), studenti fillestar ka për të konsumuar rreth 10/30 min, ndërkohë që studenti i
përparuar do harxhojë maksimumi 5 minuta për këtë proces. … Po për të njëjtin proces, një
diletant, e ka shumë më të vështirë të realizojë këtë harmonizim elementar, mbasi nuk njeh as
notat, rrjedhimisht as akordet. Pikërisht, diletanti përdor modele të gatëshme dhe gjysëm
të gatëshme të cilat ofron kompiuteri për të fabrikuar harmonizimin e melodisë.
Atëherë le të vendosim një mesatare mes këtyre tre mënyrave.
— Pro. 5 min
— Mesatar. 10/30 min
— Diletant. kurrë, por (me kompiuter, relativisht shpejt, mbasi përdor formula të gatëshme)
Të njëjtën praktikë mundohemi ta aplikojmë (për aq sa është e mundur) për një harmonizim të
komplikuar të një melodie të dhënë. Rezultatet do jenë pak a shumë kështu:
— Pro. 10 min min deri në 1 – 2 orë, (… pasi kjo, varet tek vështirësia e idiomës muzikore)
— Mesatar. shumë kohë, pasi mungon njohja e idiomës Jazz, bashkohore etj, prandaj dhe
rezultati do jetë i dyshimtë.
— Diletant. kurr, pasi injoron idiomën e sofistikuar të muzikës Jazz, apo bashkohore etj.Markelian J Kapidani
– 2 0 2 4
Në të tilla raporte zhvillohet pak a shumë edhe Arranxhimi:
— Pro. 4 deri 8 orë për arranxhim dhe notizim … (e diskutueshme)
— Mesatar. 4 deri shumë ditë pune për arranxhim dhe notizim të dyshimtë …
— Diletant. kurrë, por (me kompiuter), nga disa orë deri në disa ditë vetëm për arranxhimin.
… për programimin MIDI nuk ka shumë dallim mbasi procedurat tashmë janë standartizuar deri në
atë pikë sa shumica e styre që kanë Home Studio, kapin rezultate të ngjashme.
Tani, mes një profesionisti, gjysëm profesionisti dhe diletanti, gjërat ndryshojnë në mënyrë
drastike. Gjithashtu, ndryshon edhe tipi i produktit, p.sh: nga kënga e thjeshtë tek romanca etj…
Konkluzioni:
gjithësesi ngelet për t’u vendosur një “gur” (një mënyrë e vetme) për të matur punën në
përgjithësi, masë kjo e cila mungon!
Le ta marrim “gjënë” nga një tjetër kënd-vështrim:
Sa punë (produksione) duhet të bëjë në vit një Kompozitor që ka gjithashtu një Home Studio për
të realizuar krijimet e tija (kryesisht këngë)? Nëse produksionin në fjalë e marrim si burimi i vetëm i
fitimit.
Pikë së pari, duhet të konsiderojmë punën e muzikantit krijues si punë zakonisht “Part-Time”,
mbasi jo çdo ditë punohet në studio sepse procesi krijues nuk është kostant por luhatet me
ekstreme të papame: nga 100 % në 0 %. Kjo karakteristikë e punës krijuese na krijon problem të
pa zgjidhëshëm. Për ta shmangur atë, do mundohemi të kuptojmë se sa prodhime muzikore
duhen në vit per të siguruar të ardhura për një jetë të mirë për muzikantin e sotëm si producent.,
dhe më tej të vëndosim disa parametra matës në lidhje me krijimtarinë. Praktika personale më
tregon se më shumë se 4 apo 5 këngë të reja, nuk mund të realizohen në vit, ku maksimumi i
krijimtarisë vjetore mund të kapi (me raste) dhjetë / dymbëdhjetë këngët (bëhet fjalë për ato raste
kur realizojmë një album muzikor të tërë). Ndërsa si punë arranxhimi dhe orkestrimi, gjërat mund
të ndryshojnë mbasi futen në lojë mekanizmat e zanatit të cilat ndihmojnë në zhvillimin e këtyre
proceseve. Por ky vrull pune nuk është kurr konstant, por vazhdimisht në luhatje të pa
parashikuar. Por le të marrim si model një këngë me një kosto prej 1000 Euro, … këtu rreh pak a
shumë “muhabeti”. Një këngë mund të realizohet brënda ditës (nëse nuk ka arranxhime të
komplikuara), por si e thashë dhe më lart, përkundrazi: mund të duhen ditë të tëra për një këngë
të sofistikuar.
… Në momente fluksi të një krijimtarije të majme, krijuesi më i mirë i këngëve mund të shkruaj dy /
tre, maksimumi katar këngë të mira në vit, ndërsa të tjerat do i dalin mediokre, plot reminishenca
nga këngët e mira etj. Problemi është se: << Nuk bëhet muzikë me zor dhe PIKË.>>
Forma më e mirë për t’i dhënë një lloj zgjidhjeje këtij problemi është ajo e cila mat punën duke
vënë në mardhënie kohën me lekët. Kështu, në qoftëse vendosim se një orë në studio kushton X
Lekë, atëherë kostoja finale do jetë totali i orëve të punës i kthyer në lek.
Mund të vendosim një kosto pune prej 33.3 Eurosh për 1 orë, dhe nëse një këngë e mbarojmë së
kopsituri nga 8 orë deri në 4 ditë, mesatarja i bie:
8 orë pune në ditë shumëzuar për 4 ditë = 32 orë
dmth:
nga 8 orë X 33.3 = 266,4 deri në 32 orë X33.3 = 1065,6
Pra, produksioni në studio luhatet nga 266,4 deri në 1065,6 Euro (të diskutueshme).
Gjithësesi, kjo gjë nuk është e prerë me thikë, por ama edhe krejt “rrumpallë” as kështu nuk ka më
kuptim.Markelian J Kapidani
– 2 0 2 4
Si konkluzion i këtij shkrimi, del se, për t’ja dalë ekonomikisht producenti (muzikant, arranxhiator,
orkestrator, teknik zëri, programator etj … ), mesatarisht duhet të krijojë në vit nja dy apo tre
këngë të shitëshme (që funksionojnë në treg) dhe të realizojë nja gjashtë apo më shumë
orkestrime për aktivitete madhore, apo në vënd të tyre të prodhojë një shumicë orkestrimesh me
kompiutër për një treg i cili në të shumtën kërkon prodhime të diskutueshme për nga aspekti
muzikor. Pikërisht lidhur me kërkesat e tregut, shumica e muzikantave që punojnë me Home
Studio, paketojnë prodhime për një treg i cili nuk shkon më shumë se sa muzika e dasmave dhe
Tallavaja. Vetëm pak nga këto muzikanta (tek ne numërohen me gishta) kan dijet dhe formimin e
duhur për t’u përballur me aktivitete si Festivali i R.T.Sh apo Luleborë. …
Personalisht, e kam parë dhe vazhdoj ta shoh punën e produksionit në studio, si një mundësi që
ofron teknollogjia sot. Gjithësesi, nuk jam varur kurrë totalisht prej saj, mbasi në interesat e mia ka
qënë pikë së pari loja LIVE me koncerte Jazz, dhe më tej mësimdhënia. Sidoqoftë, kam pasur një
moment në të kaluarën ku kam punuar totalisht në studio për një kohë të gjatë. Në këto raste,
kam pasur të siguruar punën përmes një projekti si p.sh album i Fausto Leali: Profumo e Kerosene
i cili pati zgjatur për më shumë se një vit, apo të tjera projekte të cilat siguronin një vijueshmëri
pune në kohë. Kjo gjë është tepër e vështirë të sigurohet në shqipëri, pikë së pari për faktin se
tregu ynë muzikor vepron pa minimumin e rregullave të cilat teorikisht sigurohen nga zbatimi i të
drejtave të autorit dhe ligji që mbron pronën intelektuale, dhe së dyti, mbasi institucionet tona
artistike nuk kanë një plan të qartë të zhvillimit të muzikës! Arsyet shpesh janë për t’ju atashuar
politikave të gabuara apo mungesës totale të tyre kundrejt muzikës. Por kjo është një temë tjetër
më vete …
Po ju lë të komentoni lirshëm rreth kësaj teme mbasi jam i bindur se ka shumë gjëra për të thënë
…
Markelian Kapidani
e vissero felici e contenti