Refleksion rreth shkollës në lidhje me Art dhe Muzikë si pjesë e rëndësishme në formimin dhe edukimin e brezave
Kurr nuk më ka pelqye shkolla?!
Pse, mund të thoni Ju?
Sepse më detyronte me mësu gjana të cilat në atë kohë nuk arrija t’i kuptoja! Kjo gja nuk ndodhte gjithmonë, dhe me kalimin e kohës fillova të kuptoj që një ndër shkaqet e pakënaqësinë ishte vetë “profesori” i cili me spjegimet e tija bajate, ta bënte orën e mësimit të mërzitëshme…. Gjithashtu, pjesa tjetër e problemit isha unë, që përtoja të studjoja….
Me kalimin e viteve fillova ta kuptoj rëndësinë e shkollës, dhe sot jam i lumtur që kam ndjekë studimet e duhura në zanatin e kompozitorit.
Në fakt, me muzikë, nuk kam vëndosur të merrem unë. Kështu si puna ime besoj se janë shumica. Janë prindërit tanë të cilët përmes provave që bëjnë me ne, arrijnë të dallojnë prirjet tona. Keshtu, Babaj im Gjon Kapidani, mbas testimesh të ndryshme, vendosi që unë do merresha me muzikë. Falë këtij vendimi, unë kam vazhduar studimet dhe jam bërë muzikant.
T’ju them të drejten, muzika jo vetëm që është zanati im, por më ka shpëtuar disa herë jetën!!!
– – –
Aktualisht, shkolla vazhdon të jetë e pame ne sy të dyshimtë nga shumica e studentave!!! È vërteta është që shkollat janë të merzitëshme! Të mërzitëshme sepse brënda tyre, në të shumten jepen mësime apo leksione të cilat studenti duhet t’i mësojn si papagalli, ndërkohë që pak nga profesorët mundohen që përveç lëndës, të zgjojnë tek studenti “kuriozitetin” rreth saj!
Po si arrihet kjo?
Duhet të dini që shkollimi me detyrim, si të gjitha gjërat me perdhuni është diçka që nuk funksionon gjatë. Gjëja më e mirë është që formimi të ndiqet me dëshirë nga nxanësi apo studenti. Për këtë, shkollimi duhet të ndërtohet në imitim me eksperiencën tonë të natyrëshme të cilën ne e përdorim kur na intereson të dijmë diçka të re…. si diçka e natyrëshme dhe e lirshme, pa detyrim, (me interes). Eksperienca humane ka treguar që kjo gjë arrihet atëherë kur dija, arrin të memorizohet përmes lojës dhe divertimentit. Më tej, kjo mënyrë ka për t’u bërë si ves kundrejt dijes, duke bërë të mundur që shkolla të jetë e këndëshme.
Pikërisht rreth edukimit, një ndër gjërat kryesore të shkollës është ndezja e kureshtjes tek indnividi.
E ku ka ma mirë se Arti për të zgjuar tek njeriu kureshtjen!
… sidomos me muzikë…!
… si thotë një shok i yni kompozitor: “Muzika i pëlqen të gjithëve, prandaj një pjeses i rrehet mendja që edhe din me e ba atë pa pas studjue as edhe nji ditë”
Në fakt, këtu ka një të vërtetë : muzika funksionon si zam shoqnor, por përveç kësaj, ka diçka më tepër e cila nuk dallohet me një shikim të parë:
Fëmija para se të mësojë të artikulojë fjalë në gjuhën e nanës, këndon! Shpik fjalë, pasi përmes kësaj praktike, ai provon zanin e vet. Kështu që belbëzimi i tij kthehet në një lloj melodie e cila zhvillon tek fëmija sensin e dëgjimit dhe këndimit… dhe vetëm në një moment të dytë mëson të artikulojë tinguj me domethënie, atë të fjalëve.
Gjithashtu, para se të shkruaj, fëmija vizaton. Fillon me viza på ndonjë kuptim… dhe duke provuar, tenton të imitojë atë çka sheh me sytë e vet!
… dhe sapo mëson të qëndrojë në këmbë, e ndjen të natyrëshme të vallëzojë simbas ritmit të një muzike.
A nuk është kjo, një gjë fantastike?!
Arti është themelor
për shprehjen njerëzore.
Muzika, përmes ritmit na mëson të numërojmë, të koordinojmë trupin në vallëzim, të rrimë në ekuiliber… pastaj muzika e kultivuar naltëson ndjesitë…
Vizatimi të mëson rudimentet e gjeometrisë, thellësinë e hapësirës, permasat… Piktura më tej, rafinon gustot tona.
… E ku ka me mirë se sa të mësosh duke u argëtuar!!!
Këtë gjë nuk e bën asnjë nga shkollat tona, përkundrazi. Në vënd që të ndiqet rruga natyrale që sugjeron vetë jeta, shkollat tona sot, i trumhasin fëmijët me programe të papërshtatëshme ku shpesh tentohet t’u mësohet në formë sterile një matematikë, apo teknologji, på lidhje evidente me realitetin… Kështu, menyra e pa pershtatëshme e mësimit, kthehet fillimisht në mërzitje, më tej në neglizhencë kundrejt formimit shkollor ku me kalimin e viteve, kjo gjë bëhet problem që pengon progresin e një brezi…. kështu p.sh, këto kohët e fundit, shqiptari, po bëhet gjithnjë e ma tutkun!!!!
“Shqiptari i zgjidh problemet me besë”!!! Kështu është i mendimit se gjanat janë n’dorë t’Zotit, e vetë s’asht i aftë me ba kurgja!!! Lum e lum se mësohet religjion ndër shkolla private, ndërkohë injorohen p.sh vlerat civile laike të atdheut!!! Injorohen vlerat e demokracisë moderne etj… Sa për “besimtarë” këndej ka me bollëk e nuk po vuajm … ndërsa për qytetarë asht halli… “nuk po kena fort”!!!
Kjo gjë duhet t’na shqetësojë, por realisht s’e rruen kush “bishtin”!
Në të vërtetë dija është arma më e fuqishme për të ndërrue botën. Ajo duhet të jetë e arritëshme nga të gjithë pa përjashtim. Për të mësuar, lypet të kesh dëshirë për dije, kështu që “Gjëja e rëndësishme që mund të japi shkolla nuk është aq shumë lënda e mësimit, se sa zgjimi i ndjesisë së kureshtjes dhe dëshirës për të mësuar tek çdo fëmijë.”
Kur tek nxënësi apo studenti arrihet të ndizet kureshtja kundrejt së panjohurës, atëherë çdo progres në studim, kthehet në një fitore, një emocion më shumë për arritjen e re. Emocionet shoqërojnë çdo përvojë mësimore. Prandaj, nëse duam që fëmijët tanë të mësojnë duke nxjerrë më të mirën e tyre, le të fillojmë pikërisht nga Emocionet duke i stimuluar ato në formë inteligjente me ART edhe KULTURË, Muzikë edhe Vizatim.
Personalisht mendoj që integrimi i orëve muzikë/vizatim në të gjitha shkollat, dhe konsiderimi i tyre njesoj me lëndët e tjera shkencore, janë një hap vëndimtar për zhvillim dhe qytetërim. Dy shtylla këto për të cilat kemi shumë nevojë, pa të cilat do vazhdojmë të ngelemi vënd i Botës së tretë.
Markelian Kapidani – VII – 2024